Questo sito usa cookie per fornirti un'esperienza migliore. Proseguendo la navigazione accetti l'utilizzo dei cookie da parte nostra OK

Prenoto OnLine

 

Prenoto OnLine

Prenoto takimin online pranë të gjitha zyrave të Kancelarisë konsullore duke klikuar ketu. Shërbimi është falas dhe bën të mundur caktimin e takimeve në orarin e dëshiruar, si dhe fshirjen dhe spostimin e takimeve të fiksuara. 

Në rast problemi me përdorimin e sistemit PRENOTO ONLINE, mund të kontaktoni sekretarinë e Kancelarisë Konsullore në numrin +355 4 2275942.  

NJOFTIM
Ambasada Italiane në Tiranë dëshiron t’u kujtojë përdoruesve se caktimi i takimeve përmes sistemit “Prenoto On Line” ofrohet tërësisht pa pagesë. Ju ftojme të mos pranoni asnjë ofertë shërbimi me pagesë nga ana e agjencive ndërmjetësuese apo individëve, me qëllim caktimin apo përshpejtimin e një takimi.
Nëse dikush ofron shërbime për caktim takimesh me pagesë duhet ta denonconi rastin pranë kësaj Ambasade në mënyrë që të merren masat e duhura.

NJOFTIM
Funksion i ri “ALERT” automatik per konfirmim takimi ne PRENOTO ONLINE - 10 dhjetor 2014

KUJDES: në sistemin e prenotimit të takimeve “Prenoto Online” është shtuar opsioni i ri “kërko konfirmin e prenotimit”. Ky opsion është përforcuar me futjen e një funksioni të ri që lejon dërgimin automatik të një e-maili njoftues.
Përdoruesit, në momentin e prenotimit të takimit njoftohen për nevojën për ta konfirmuar, në rast të kundërt shkakton anullimin e prenotimit dhe, në harkun që shkon nga 10 në 3 ditë përpara datës së caktuar, do të marrin një e-mail “alert” që i fton të konfirmojnë, duke u kthyer në faqen web të sistemit Prenoto Online.

Nëse ky i fundit është më pak se 3 ditë nuk dërgohet asnjë “alert”.

Në mungesë të konfirmimit të takimit, sistemi, do të anullojë automatikisht prenotimet e pakonfirmuara brenda ditës së TRETË përpara datës së takimit, duke liruar kështu vendin për të lejuar dikë tjetër të prenotohet.


135