Questo sito utilizza cookie tecnici, analytics e di terze parti.
Proseguendo nella navigazione accetti l'utilizzo dei cookie.

Preferenze cookies

Mesazh i Ministrit të Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, Angelino Alfano

“Mirëpresim lajmet që vijnë në këto orë nga Tirana dhe që tregojnë vendosjen pozitive të dialogut mes palëve politike shqiptare, me qëllim identifikimin e afatet kohore dhe procedurave të përbashkëta për mbajtjen e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare në Shqipëri.

Shpresojmë se një marrëveshje do të mund të formalizohet së shpejti, për të përforcuar më tej rrugëtimin demokratik të Shqipërisë dhe duke bërë të mundur kështu që Tirana të rinisë rrugën drejt integrimit të plotë evropian.

Italia e konsideron këtë rrugë thelbësore dhe të domosdoshme për stabilitetin dhe begatinë e Rajonit dhe do të vazhdojë garantojë mbështetjen e saj më të fortë për çdo aspekt e në veçanti duke nisur nga funksionet aktuale të Kryesimit të Procesit të Ballkanit Perëndimor.”