Vila në të cilën ndodhet Rezidenca e Italisë ka qenë dëshmitare e transformimeve që kanë karakterizuar historinë e Shqipërisë gjatë shekullit të kaluar si dhe zhvillimin urban të Kryeqytetit, Tiranën.
Nga kërkimet e kryera në arkiva si dhe nga studimet hartografike del në pah fakti se vila është ndërtuar në fund të viteve ‘30 të Nëntëqintës, përgjatë rrugës së Elbasanit, në atë periudhë e rrethuar nga fushat ndërsa sot një arterie e trafikuar e qytetit. Ndërtesa, fillimisht e përdorur si banesa dhe klinika e një mjeku të njohur, me përfundimin e Luftës së Dytë Botërore iu nënshtrua shpronësimit duke u shndërruar kështu, prej viteve ‘50, në Muzeun Kombëtar Lenin - Stalin.
Funksioni i ri i ndërtesës kërkoi domosdoshmërisht zgjerimin dhe ristrukturimin e saj, duke ndjekur stilin klasik. Skicat dhe pamjet arkivore dëshmojnë jo vetëm vendosjen e simboleve të regjimit krah zbukurimeve neo-rilindase, si për shembull në lartësinë e portikut të vilës por dhe në një rindarje të mjediseve të brendshme për ngritjen e sallave ekspozuese. U kryen punime dhe në kopësht sipas një projekti për sistemimin dhe shtrirjen më të madhe por që gjithësesi nuk u realizuan dot deri në fund.
Muzeu Kombëtar Lenin Stalin nuk i mbijetoi rënies së regjimit dhe ndërtesa u la e braktisur deri sa në vitin 1991 u ble nga Italia dhe iu nënshtruar një tjetër restaurimi çka solli një tjetër transformim të vilës që më tej, pas rreth një viti punimesh, u shndërrua në Rezidencën e Italisë.
Burimi: Anna Bruna Menghini dhe Frida Pashako (nën kujdesin e), “Ndërtesa e Rezidencës së Italisë. Histori dhe restaurime”, Tiranë, qershor 2016.
Photo credit: Alessandro Boscolo Agostini & Simone Mazzetto