Questo sito usa cookie per fornirti un'esperienza migliore. Proseguendo la navigazione accetti l'utilizzo dei cookie da parte nostra OK

MBYLLJA E KONSULLATËS ITALIANE NE SHKODËR

Data:

19/11/2013


MBYLLJA E KONSULLATËS ITALIANE NE SHKODËR

Njoftojmë publikun e nderuar, se duke filluar nga data 1° dhjetor 2013, Konsullata italiane në Shkodër do të mbyllet.
Duke nisur nga po kjo datë, Zyra konsullore e Ambasadës italiane në Tiranë do të shtrijë kompetencat e saj territoriale, përtej zonave tradicionale te mëparshme edhe në territoret konsullore që me parë benin pjesë në kompetencat territoriale te Konsullatës italiane ne Shkodër ( Rrethet e Shkodrës, Malësise së Madhe, Lezhës, Tropojës, Pukës, Mirditës, Hasit, Kukësit dhe Dibrës).

Konsullata italiane në Shkodër do të zevendësohet nga një Konsullatë Nderi, që do të ngrihet në të njëjtin qytet dhe do të vazhdojë te kujdeset për raportet e përhershme, të shkëlqyera, ekonomike, sociale dhe kulturore ndërmjet zonës Veriore të Shqipërise dhe Italisë.

Ambasada Italiane në Tiranë, me qellimin për të krijuar sa më pak vështirësi për qytetarët, lidhur me mbyllljen e Selisë në Shkodër, ka përgatitur disa rijësi, falë se cilava do të bjerë ndjeshëm domosdoshmëria që publiku i zonave te Shkodrës ti drejtohet shërbimeve konsullore në Tiranë:

1) Prania e përjavshme në Shkodër: cdo të mërkurë, nga ora 9.30 deri ne 12.30, do te jenë të pranishem në ambjentet e Konsullatës aktuale te Shkodrës dy punonjës  të Ambasadës Italiane në Tiranë, të cilët do të presin publikun dhe do të garantojnë shërbimet e mëposhtme:
a. Informacione mbi të gjitha shërbimet konsullore;
b. Marrjen e praktikave për sektorët e poshtrenditur: gjendjen civile, regjistrin e gjendjes civile, zyrën noteriale, pasaporta dhe shkolla/Universitete, të cilat më pas do të trajtohen në Tiranë (duke paguar dhe tarifën përkatese);
c. Dorzimin e dokumentave (çertifikatave, deklaratave të vlefshmërise, pasaportave, akteve noteriale në emër të qytetarëve italianë, etj.) të përgatitura nga Ambasada italiane ne Tiranë në bazë të kërkesave të paraqitura personalisht nga qytetarët pranë Zyrës konsullore, nëpërmjet postes elektronike ( për praktikat të cilat e parashikojnë) ose nëpermjet pranisë se përjavshme konsullore në Shkodër.
Publiku do të pritet në selinë aktuale të konsullatës se Shkodrës gjatë orarit të sipërpermendur, duke mos e patur të nevojshme të caktoje paraprakisht asnjë lloj takimi.

2) Proçedura e re per legalizimet/përkthimet e dokumentave shqiptare që nevojiten të paraqiten në Itali: me qëllim lehtësimin e proçedurave të legalizimit/përkthimit të doumentave shqiptarë që do të paraqiten në Itali, Ambasada Italiane ka përbyllur një marrëveshje me Postën Shqiptare, që pritet të hyjë në fuqi në datën 1° dhjetor 2013. Publiku, falë ketij akordi, mund të përfitoje nga Ambasada italiane, legalizimin/ përkthimin e dokumentacionit të tij me nje proçedurë shume më të shpejtë dhe ekonomike se ajo e mëparshmja. Në fakt, proçedura do të jetë e lidhur direkt me atë të kerkesës së domodoshme së vulës apostile pranë Ministrisë së Jashtme shqipëtare: pra publiku thjesht mund të paraqitet vetëm një herë pranë zyrave postale fnksionuese në ( Tiranë, Durrës, Elbasan, Pogradec, Korca, Lezhë, Shkodër, Kukës e Peshkopi), të dorzojnë dokumentat pa apostile dhe ti terheqë pas 7 ditësh te paisura me vulën apostile dhe perkthimin ose legalizimin e kryer nga ana e Ambasadës. Te gjitha informacionet në lidhje me proçeduren e re janë të konsultueshme këtu.

3) Për të gjitha shërbimet e tjera të cilat nuk janë të përfshira në pikat 1 dhe 2 (kërkesa per viza dhe cështje si psh.ajo espulsionit), qytetarët duhet ti drejtohet personalisht Zyrës konsullore prane Ambasadës italiane në Tiranë. Ju kujtojmë se, përpara se të paraqiteni në Zyrat konsullore duhet gjithmonë të caktoni një takim nëpermjet sistemit Prenoto online, i dipsonueshëm tek po kjo faqe zyrtare.. Vetëm shtetasit italianë mund të priten në Zyrat Konsullore pa pasur nevojë për të caktuar takim.

4) Publiku, përpara se ti drejtohet Zyrave Konsullore per të kërkuar një shërbim konsullor, do të ketë gjithmonë mundësine qe te kerkoje informacione dhe sqarime pranë Zyrave të ndryshme (psh. në lidhje me documentacionin që do ti duhet të paraqesë) nepërmjet adresave te mëposhtme të postës elektronike: cancelleriaconsolare.tirana@esteri.it (për kërkesat e përgjithshme ose që publiku nuk di me saktësi se kujt ti drejtohet);visti.tirana@esteri.it; scuole.tirana@esteri.it; statocivile.tirana@esteri.it; anagrafe.tirana@esteri.it; passaporti.tirana@esteri.it . Ne rast paqartësish rreth procedurave që do tu duhet të ndiqni , këshillojme gjerësisht publikun që të kontaktojë Konsullaten, per te evituar kështu rrezikun per tu kthyer disa herë pranë Zyrës kompetente për të njëjten praktike.


497