Questo sito utilizza cookie tecnici, analytics e di terze parti.
Proseguendo nella navigazione accetti l'utilizzo dei cookie.

Preferenze cookies

Vizitae e nxenesve te shkollave te Tiranes ne Ekspozitwn “Kryeveprat e Artit italian te Nenteqintes”

Në datën 1 mars, në orën 14:00, Ambasadori i Italisë, Alberto Cutillo, dhe Zëvendës Ministrja e Arsimit dhe e Sporteve, Nora Malaj, do të takohen me mësuesit dhe nxënësit e Shkollave të Mesme “Ismail Qemali”, “Asim Vokshi”, “Petro Nini Luarasi”, “Qemal Stafa”, “Jordan Misja” si dhe të shkollave “Pjeter Budi” e “Shkolla e Kuqe”, pranë Galerisë Kombëtare të Arteve.

Behët fjalë për një takim drejt njohurive për artin dhe bashkëndarjen e përvojave kulturore dhe përfshihet në kuadër të nismave lidhur me ekspozitën “Kryevepra të Nëntëqintës italiane”. Në kuadër të kësaj ekspozite, Ambasada e Italisë ka promovuar një projekt për vizita të organizuara në Galerinë Kombëtare të rreth 5.000 nxënësve që studiojnë gjuhën italiane me qëllim nxitjen e lidhjes me artin italian. Ky takim synon t’i ofrojë nxënësve një mundësi për të shprehur përshtypjet e tyre rreth veprave të ekspozuara në këtë ekspozitë.