Questo sito utilizza cookie tecnici, analytics e di terze parti.
Proseguendo nella navigazione accetti l'utilizzo dei cookie.

Preferenze cookies

Vizitë e zv. Ministrit të Punëve të Jashtme Vincenzo Amendola në Shqipëri

Sapo përfundoi vizita në Tiranë e Zv. Ministrit të Punëve të Jashtme, Vincenzo Amendola.

I shoqëruar nga ambasadori i Italisë, Alberto Cutillo, dhe i Dërguari i Posaçëm për përgatitjen e Samitit të Ballkanit Perëndimor, Amb. Michele Giacomelli, Zv. Ministri Amendola u takua me Kryetarin e Parlamentit Ilir Meta, të cilin e uroi për zgjedhjen në postin e Presidentit të Republikës.

Ai zhvilloi gjithashtu bisedime me Zëvendës Kryeministrin Niko Peleshi, me Zëvendës Ministren e Jashtme, Odeta Barbullushi, me disa anëtarë të Parlamentit shqiptar dhe me kryetarin e opozitës, Lulzim Basha.

Bisedimet u përqëndruan në situatën aktuale dhe të ndërlikuar të politikës shqiptare. Në këtë drejtim, Zv. Ministri ftoi bashkëbiseduesit e tij për dialog dhe për të bërë përpjekje maksimale për të përcaktuar, sa më shpejt që të jetë e mundur një zgjidhje të dakordësuar mes palëve, në frymën e ndërmjetësimit të propozuar nga një delegacion i Parlamentit Europian.

Zv. Ministri Amendola theksoi rëndësinë që zgjedhjet e ardhshme të jenë gjithëpërfshirëse dhe në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe standardet ndërkombëtare.

Rrugëtimi europian i Shqipërisë – që Italia e ka mbështetur gjithmonë me bindje dhe koherencë – ka nevojë për një një normalizim të kuadrit të brendshëm politik, në mënyrë që realizimi i reformave që Vendi ka nisur të vazhdojë në një klimë bashkëpunimi.

Në këtë kuadër, Samiti i Triestes që do të mbahet më datë 12 korrik do të mund të përfaqësojnë një mundësi për të konsoliduar rrugën e Shqipërisë dhe të Ballkanit drejt BE-së. Italia po vazhdon përgatitjen e Samitit në kontekstin e një ndërveprim të vazhdueshëm me Qeverinë Shqiptare dhe qeveritë e vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor. Pikërisht në këtë perspektivë, Ministri i Jashtëm Alfano do të organizojë më 24 maj në Romë një takim të Ministrave të Jashtëm të Rajonit.

 

18426592 10155244876593486 699347811 o

 

18362542 10155244876573486 334784186 o

 

18405271 10155244876633486 684885114 o