Questo sito usa cookie per fornirti un'esperienza migliore. Proseguendo la navigazione accetti l'utilizzo dei cookie da parte nostra OK

EDICIONI XVIII I JAVËS SË GJUHËS ITALIANE NË BOTË

Data:

10/10/2018


EDICIONI XVIII I JAVËS SË GJUHËS ITALIANE NË BOTË

Nga data 15 deri më 21 tetor 2018, nën kujdesin e Presidentit të Republikës Italiane

Java e Gjuhës Italiane në Botë i ka fillesat e saj në vitin 2001 pas një marrëveshjeje mes Ministrisë së Punëve të Jashtme e Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe Akademisë së Crusca-s dhe zhvillohet çdo vit në javën e tretë të tetorit rreth një tematike që shërben si epiqendër për organizimin e një programi të pasur kulturor me qëllim përhapjen e gjuhës italiane.

Tema e Edicionit XVIII të Javës së Gjuhës Italiane në Botë 2018, në program nga data 15 deri më 21 tetor 2018, do të jetë “Gjuha italiane dhe rrjeti, rrjetet për gjuhën italiane”. Argumenti, mëse aktual, do të shërbejë për të hulumtuar më tej lidhjet dhe ndikimet që ekzistojnë mes gjuhës italiane, botës së rrjetit të internetit, teknologjive të reja të informacionit dhe komunikimit social, përfshirë këtu platformat sociale.

Në Shqipëri, duke patur parasysh lidhjet e ngushta mes dy kulturave tona, tashmë është kthyer në traditë që periudha e Javës së Gjuhës të shtrihet përgjatë gjithë muajit tetor e më tej, me veprimtari të organizuara nga Instituti Italian i Kulturës në Tiranë, nga Zyra e Shkollave, nga Konsullata e Vlorës dhe nga Ambasada e Italisë.

Me rastin e Javës së Gjuhës Italiane në Botë, mund të shkarkohet falas në këtë link, deri më 21 tetor 2018, vëllimi i realizuar nga Accademia della Crusca "Gjuha italiane dhe rrjeti, rrjetet për gjuhën italiane ", kuruar nga Giuseppe Patota dhe Fabio Rossi, kushtuar temës së Javës.


802