Questo sito utilizza cookie tecnici, analytics e di terze parti.
Proseguendo nella navigazione accetti l'utilizzo dei cookie.

Preferenze cookies

Deklaratë mbi rezultatet e Këshillit Ministror XXV të OSBE-së

U përmbyll me sukses Këshilli i 25-të Ministror i OSBE-së në Milano, i kryesuar nga Ministri i Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, Enzo Moavero Milanesi.

Ndër vendimet e marra, shprehim kënaqësi të veçantë për përzgjedhjen e Shqipërisë për presidencën e OSBE-së në 2020, një rezultat për të cilin Italia është angazhuar fuqishëm. Prej 1 janarit, presidencën e merr Sllovakia, ndërsa Italia do të vazhdojë të punojë bashkë me Shqipërinë në Trojkën e OSBE-së.

Vlerësojmë gjithashtu si shumë të rëndësishëm miratimin me vota unanime të deklaratave kundër dhunës ndaj grave dhe mbrojtjen e gazetarëve në rrezik.

Lexoni më shumë mbi rezultatet e Këshillit Ministror XXV të OSBE-së në Milano (6-7 dhjetor 2018).