Questo sito utilizza cookie tecnici, analytics e di terze parti.
Proseguendo nella navigazione accetti l'utilizzo dei cookie.

Preferenze cookies

Ambasadori Alberto Cutillo i dorëzon medaljen e nderit “Ordine della Stella d’Italia” prof. Diana Kastrati

Ambasadori Alberto Cutillo i dorëzoi dje pranë Rezidencës Italiane në Tiranë, medaljen e nderit “Ordine della Stella d’Italia” në rangun e Kalorësit profesoreshës Diana Kastrati, akorduar me dekret të Presidentit të Republikës, Sergio Mattarella me motivacionin: “Profesoresha Kastrati është shquar për angazhimin e pashoq nëpërmjet përkthimeve të shumta nga gjuha italiane të veprave të shkrimtarëve më të rëndësishëm italianë si klasikë ashtu edhe bashkëkohorë, duke kontribuar kësisoj në njohjen e letërsisë italiane nga lexuesit shqiptar, në përhapjen e kulturës italiane në Shqipëri dhe në formimin e një grupi solid përkthyesish të specializuar në gjuhën tonë.”

onorificenza