Questo sito utilizza cookie tecnici, analytics e di terze parti.
Proseguendo nella navigazione accetti l'utilizzo dei cookie.

Preferenze cookies

Njoftim për qytetarët italianë në lidhje me protestën e planifikuar për ditën e enjte, 25 prill 2019

Të enjten, më 25 prill 2019, rreth orës 18.00, do të zhvillohet një protestë politike në akset rrugore kryesore që lidhin Tiranën me qytetet e tjera, kryesisht në sheshin “Shqiponja” në Tiranë, në segmentin e autostradës në zonën e Plepave dhe tek Shkëmbi i Kavajës, në rrethrrotullimin e Sheqit në Fier, në rrethrrotullimin e Bradasheshit në Elbasan dhe në segmentin e autostradës në Milot.

Rekomandohet të qëndrohet larg zonave në fjalë, të shmangen tubimet, të ndiqen përditësimet përmes organeve të shtypit dhe, në përgjithësi, të bëhet kujdes maksimal.

Theksojmë gjithashtu se protesta mund të krijojë vështirësi në qarkullim.