Questo sito usa cookie per fornirti un'esperienza migliore. Proseguendo la navigazione accetti l'utilizzo dei cookie da parte nostra OK

Para-regjistrimet në universitetet italiane për studentët shqiptarë (2019-2020)

Data:

02/04/2019


Para-regjistrimet në universitetet italiane për studentët shqiptarë (2019-2020)

Këto informacione janë të vlefshme vetëm për juridiksionin e Zyrës Konsullore të Ambasadës Italiane në Tiranë, pra për ata me vendbanim në qytetet e mëposhtme: Malësi e Madhe, Shkodër, Lezhë, Tropojë, Pukë, Mirditë, Has, Kukës, Dibër, Tiranë, Durrës, Kavajë, Peqin, Elbasan, Gramsh, Librazhd, Bulqizë, Mat, Krujë, Kurbin, Pogradec, Korçë, Devoll dhe Kolonjë.

Për mënyrat, skadencat e procedurës së pararegjistrimit dhe zgjedhjes së degës, duhet të konsultoni edhe faqen Studiare in Italia

Studentët që dëshirojnë të regjistrohen “NË DEGËT ME HYRJE TË PROGRAMUAR” duhet të regjistrohen për të dhënë provimin e pranimit edhe në faqen Universitaly (për degët Mjekësi e Kirurgji, Mjekësi dhe Kirurgji ne anglisht per universitetet qe e parashikojne, Dentist dhe Proteza Dentare, Veterinari, Arkitekturë, Profesione Shëndetësore, Shkencat e Edukimit Fillor).

FAZA 1) PARAQITJA E KËRKESËS PËR PARA-REGJISTRIMIN

Brenda datës 24/07/2019 studentët që dëshirojnë të fillojnë proçedurën e para-regjistrimit, duhet:
1. Të shkarkojnë dhe të plotësojnë Dokumentin Excel, pastaj ta ruajnë me emrin: Preiscrizione Cognome Nome (mbiemri, emri i studentit) dhe ta dërgojnë te bashkëlidhur në e-mailin: scuole.tirana@esteri.it, me objekt: Preiscrizione 2019 Cognome Nome (mbiemri, emri i studentit);
2. Të caktojnë në kohë një takim pranë Ambasadës Italiane përmes faqes në internet Prenota Online.

KUJDES: Studentët e mitur duhet të jenë të shoqëruar në Zyrën Konsullore nga të dy prindërit (ose nga njëri prej prindërve i pajisur me autorizimin e prindit tjetër) në momentin e paraqitjes së kërkesës së pararegjistrimit bashkë me një certifikatë familjare (modeli shumëgjuhësh) të apostiluar.

Dokumentet që duhet të paraqiten në zarf të tejdukshëm janë:

1. Pasaportë dhe fotokopje të saj me vlefshmëri të paktën 90 ditë mbas mbarimit të vizës për studime;
2. Certifikatë lindjeje (modeli shumëgjuhësh) e apostiluar;
3. Formulari i regjistrimit (Mod.A), në dy kopje tërësisht i plotësuar por i pa firmosur.
Tërhiqet vëmendja e studentëve mbi faktin se në kërkesë duhet të shënohet qartësisht vetëm një degë universitare;
4. Formulari i autentikimit të fotografisë, tërësisht i plotësuar por i pa firmosur;
5. 2 fotografi (të njëjta) me ngjyra për dokument;
6. Diploma e Maturës Shtetërore dhe Çertifikata e Maturës Shtetërore, në origjinal (ose fotokopje e noterizuar) bashkë me fotokopje të thjeshtë të të gjitha faqeve para mbrapa. Studentët që nuk zotërojnë më Dëftesën origjinale do të dorëzojnë një Vërtetim me rezultatet e të gjithë viteve bashkë me ato të Maturës Shtetërore dhe fotokopje të thjeshtë të të gjitha faqeve para-mbrapa.
Nxënësit e regjistruar në vitin e fundit ë shkollës së mesme, që do të marrin Dëftesën në verën e 2019-ës, do të paraqesin një fotokopje të thjeshtë të “Formularit A1” me të cilin janë regjistruar on-line për provimet e maturës 2019. Pas marrjes së provimeve këta studentë duhet të dorëzojnë në Ambasadë Diplomën e Maturës dhe Çertifikatën e Maturës Shtetërore, në origjinal (ose fotokopje të noterizuar) bashkë me fotokopje të thjeshtë të të gjitha faqeve para mbrapa.
Studentët që janë regjistruar këtë vit për të dhënë provimet me zgjedhje të Maturës Shtetërore duhet të dorëzojnë fotokopje të thjeshtë të “Formularit A1Z”. Pas marrjes së provimeve, këta studentë duhet të dorëzojnë në Ambasadë Diplomën e Maturës ose Vërtetim dhe Çertifikatën e Maturës Shtetërore, në origjinal (ose fotokopje të noterizuar) bashkë me fotokopje të thjeshtë të të gjitha faqeve para-mbrapa.

Studentët që dëshirojnë të regjistrohen në kurset e ciklit të dytë, specializim ose kurs të shkurtuar, përveç Diplomës së Maturës Shtetërore si më lart, duhet të dorëzojnë edhe Diplomën universitare me Listën e notave.
Studentët e regjistruar në vit të fundit të sistemit trevjeçar, që do të marrin Diplomën brenda verës së vitit 2019, duhet të dorëzojnë një Vërtetim, vetëm të përkthyer, që provon regjistrimin në vit të tretë dhe provimet e dhëna. Diploma përfundimtare (Vërtetimi), lista e notave do të dorëzohet në Ambasadë.

KUJDES:
Dokumentet e shkollës së mesme duhet të vulosen pranë Drejtorisë Arsimore Rajonale dhe pranë Ministrisë së Arsimit. Më pas, dokumentet duhet të përkthehen nga një përkthyes zyrtar, firma e të cilit duhet të vërtetohet nga një noter publik, pastaj si dokumenti ashtu edhe vërtetimi nga noteri duhen apostiluar pranë Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Dokumentet universitare duhet të vulosen pranë Rektoratit, të përkthehen nga një përkthyes zyrtar, firma e të cilit duhet të vërtetohet nga një noter publik, pastaj si dokumenti ashtu edhe vërtetimi nga noteri duhen apostiluar pranë Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Dokumentet e shkollës/universitetit duhet të shoqërohen nga fotokopjet e thjeshta të të gjitha faqeve para-mbrapa, dhe të vulave apostile.

V.O.! Nëse Diplomat universitare apo lista e notave nuk kanë të dhënat personale të plota (emër, mbiemër, datëlindje, vendlindje), dhe numër regjistri ose diplome, duhet të paraqitet edhe një vërtetim lëshuar nga Universiteti i cili i përmban të dhënat e plota të studentit, si dhe të degës së studimit. Dokumentet duhet të jenë të përkthyer dhe me vërtetim nga noteri, sikurse është treguar më sipër.

7. Çertifikatë të gjuhës italiane: fotokopje e certifikatës së gjuhës italiane të lëshuar nga Universiteti për të Huajt i Perugia-s (CELI), Universiteti për të Huajt i Siena-s (CILS), Universiteti Roma 3, ose Shoqata Dante Alighieri ose nga Instituti Italian i Kulturës. Studentët që do të kryejnë provimin në sesionin e afërm për njohjen e gjuhës, mund të paraqesin regjistrimin në provim.
Për studimet që zhvillohen në gjuhë të huaj (anglisht), është e nevojshme të paraqitet një certifikatë e njohjes së asaj gjuhe.

Për studentët që kërkojnë të regjistrohen në degët me numër të mbyllur, njohja e gjuhës italiane konsiderohet e mirëqenë nëse kalojnë me sukses provimin e pranimit në Universitet.

Për informacione të mëtejshme mbi procedurën e pararegjistrimit/lëshimit të vizës për Studime Universitare ftojmë studentët të konsultojnë rregullisht faqen e internetit dell'Ambasciata d'Italia.


862