Questo sito utilizza cookie tecnici, analytics e di terze parti.
Proseguendo nella navigazione accetti l'utilizzo dei cookie.

Preferenze cookies

Vizë hyrëse – Për Studim “Regjistrim në Universitet” Viti Akademik 2019-2020

Studentët me banim në jurisdiksionin e Kancelarisë Konsullore të Tiranës, të cilët kanë paraqitur kërkesë për para-regjistrim universitar pranë kësaj Kancelarie konsullore, mund të bëjnë kërkesë për vizë studimi “regjistrim në universitet” duke marrë takim në Zyrën e Vizave, nëpërmjet shërbimit Prenota Online.
Për t’u mundësuar studentëve pjesëmarrjen në provimin e pranimit, duke përfshirë edhe provën e gjuhës italiane, kjo Zyrë Vizash do të lëshojë një vizë hyrëse brenda datës 23 gusht 2019.
Ftohen studentët të paraqiten në kohë, mundësisht brenda datës 19 gusht 2019.
Brenda 8 ditë pune nga hyrja në territorin italian, studentët të cilët janë paisur me vizë duhet të paraqesin kërkesën pranë Kuesturës përkatëse për paisjen me lejen e qëndrimit.

DOKUMENTET E KERKUARA

1) Formulari i kërkesës për vizë;
2) Pasaporta me vlefshmëri mbi tre muaj nga data e skadencës së vizës;
3) Fotokopje të faqes së pasaportës me të dhënat personale;
4) 2 Fotografi të kohëve të fundit format dokumenti;
5) Certifikatë lindjeje në origjinal në formatin me shumë gjuhë e apostiluar, nëse nuk e keni dorëzuar në fazën e para-regjistrimit;
6) Deklaratë vlefshmërie e titullit të studimit shqipëtar, që mundëson regjistrimin në Universitetet italiane (nëse nuk është kryer në fazën e para-regjistrimit);
7) Dokumentacion që vërteton vendbanimin në Itali:
– nëse do të jetoni pranë personave privat: deklaratë mikpritjeje dhe bashkangjitur
fotokopje e një dokumenti identiteti të firmosur nga pritësi (nëse është shtetas i huaj: fotokopje e lejes së qëndrimit të vlefshme për periudhën që ju fton dhe kartës së identitetit; nëse është shtetas Italian: fotokopje të pasaportës ose e kartës së identitetit);
– nëse do të jetoni pranë enteve, institucioneve, kongregacioneve fetare: deklaratë mikpritjeje nga enti, bashkë me një fotokopje të një dokumenti identiteti të firmosur nga ftuesi;
– kopje e kontatës së qerasë të firmosur; 
– nëse do të jetoni në hotele, pensione: vërtetim prenotimi për një muaj

8) Sigurim shëndetësor: policë sigurimi e kryer pranë shoqërive siguruese si shqiptare ashtu dhe italiane me kohëzgjatje 1 mujore nga data e nisjes për në Itali. Studenti duhet të demostrojë, në momentin e kërkesës së lejes së qëndrimit, se është titullar i një police sigurimi të cilin mund ta nënshkruajë me mbërritjen e tij në Itali dhe e cila mbulon në rastet e kurave mjeksore, shtrimit spitalor.

9) Të ardhura financiare për jetesën: llogari rrjedhëse personale ME URDHËR TE PAREVOKUESHEM TRANSFERTE, të hapur në një nga insitucionet bankare italiane të pranishme në Shqipëri që vërteton zotërimin e kriterit minimal të burimeve financiare të përcaktuara nga MIUR me një shumë prej €5.953,87 në vit, në emër të studentit.
Për të vërtetuar këtë kërkesë nuk mund të përdoren para në dorë, garanci ekonomike të dhëna nga persona jashtë familjes, fidejucione bankare apo police fidejucionare.
Kërkohet gjithashtu paraqitja e dokumentacionit të apostiluar dhe të përkthyer në italisht, që vërteton situatën e përgjithshme ekonomike të familjes (vërtetime pune të pjesëtarëve të familjes, prona, të ardhura të tjera).
Nëse keni fituar një bursë studimi e cila nuk e mbulon shumën e caktuar nga MIUR, atëherë studenti duhet të paraqesë garanci financiare për diferencën e mbetur;

10) Disponibilitet mbi shumën që duhet për riatdhesim (me avion rreth €200) e vërtetuar edhe paraqitjen e biletës së kthimit;

11) Certifikatë e njohjes së gjuhës: vërtetimi përkatës i njohjes së gjuhës italiane( vetëm për degët në gjuhën italiane); autoriteti konsullor mund të vlerësojë njohjen efektive të gjuhës italiane gjatë intervistës në momentin e kërkesës së vizës edhe duke kryer në raste të caktuara edhe një test të shkurtër me shkrim. Për degët universitare në gjuhë të huaj, vërtetime të barasvlefshme;

12) Kujdestari e plotë për studentin në moshë të mitur:
Studentët e mitur në momentin e prezantimit të kërkesës së vizës duhet të paraqiten në sportel të shoqëruar nga të dy prindërit duke paraqitur:
– certifikatë familjare të apostiliar;
– akt dakordësie mbi largimin jashtë shtetit të të miturit, të firmosur para noterit nga të dy prindërit mbi bazën ligjore shqiptare, të apostiluar dhe të përkthyer në italisht;
– garanci e dokumentuar mbi kujdestarinë dhe mbrojtjen e vazhdueshme të minorenit gjatë qëndrimit, e vërtetuar për shembull në format e mëposhtme:
a) sistemim në konvikt dhe deklaratë e marrjes së përgjegjësisë mbi minorenin nga ana e Rektorit të Kolegjit bashkë me një fotokopje të dokumentit të këtij të fundit;
b) vendim të Gjykatës italiane përkatëse për të Miturit mbi kujdestarinë në emër të një të besuari të prindërve, me qëndrim të rregullt në Itali, që mban përgjegjësi derisa minoreni të mbushë moshën 18 vjeç;

Kërkesa për vizë studimi për regjistrim universitar kërkon një pagesë prej €50, e cila nuk kthehet mbrapsht.

Pas verifikimit të kërkesave sipas ligjit, Ambasada italiane do të lëshojë vizat hyrëse për studim/universitet. Mbetet e vlefshme kompetenca e Autoritetit konsullor për mosdhënien e vizës për vlersim të rrezikut të emigrimit.
Lëshimi i vizës nuk nënkupton njohjen e titujve apo regjistrimin, të cilat mbeten kompetencë eskluzive e Universiteteve.

Përditësime të mundshme do të publikohen në sitin e kësaj Ambasade.