Questo sito utilizza cookie tecnici, analytics e di terze parti.
Proseguendo nella navigazione accetti l'utilizzo dei cookie.

Preferenze cookies

Deklaratë e Delegacionit të Bashkimit Evropian dhe Ambasadave të Vendeve Anëtare në Shqipëri

Delegacioni i Bashkimit Evropian dhe Ambasadat e Vendeve Anëtare në Tiranë respektojnë plotësisht të drejtën themelore të qytetarëve të Shqipërisë për të protestuar. Gjithsesi, theksojnë rëndësinë e ushtrimit të kësaj të drejte në mënyrë paqësore.

Dënojmë aktet e dhunës që kanë ndodhur në protesta të mëparshme dhe u bëjmë thirrje udhëheqësve të protestës si dhe autoriteteve shqiptare që të garantojnë që demonstrata e sotme të zhvillohet në mënyrë të rregullt dhe paqësore. Të gjitha palët kanë përgjegjësinë të garantojnë sonte sigurinë e të gjithë qytetarëve në rrugët e Tiranës. Nuk ka vend për dhunë në një protestë paqësore. Autoritetet ligjzbatuese kanë përgjegjësinë të tregojnë vetëpërmbajtje në veprime, edhe në rast se provokohen.

Për të mirën e qytetarëve shqiptarë, shumica e të cilëve dëshiron të shohë që vendi i tyre bën përpara në procesin e reformave dhe shënon progres në rrugëtimin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, u bëjmë thirrje të gjitha palëve të marrin në konsideratë propozimin ekzistuese për Dialog, me qëllim që të gjejnë një rrugëdalje nga situata aktuale politike, duke patur parasysh karakterin emergjent të saj.