Duke respektuar plotësisht të drejtën themelore të qytetarëve shqiptarë për të protestuar, Ambasada e Italisë në Tiranë përsërit rëndësinë e ushtrimit të kësaj të drejte në mënyrë të rregullt dhe paqësore.
Ne dënojmë të gjitha aktet e dhunës që kanë ndodhur në demonstratat e mëparshme. Asnjë formë e nxitjes së dhunës nuk është e tolerueshme. Përdorimi i lëndëve shpërthyese apo çfarëdo sendi tjetër të projektuar për të shkaktuar lëndime është absolutisht i papranueshëm. Është përgjegjësi e organizatorëve të garantojnë që ngjarjet të zhvillohen në siguri, për pjesëmarrësit dhe për të gjithë qytetarët e Tiranës, si dhe për të shmangur çdo formë përshkallëzimi gjatë protestave. Autoritetet ligjzbatuese gjithashtu kanë përgjegjësinë të vazhdojnë të veprojnë me vetëpërmbajtje, edhe nëse provokohen.
Vazhdojmë t'u bëjmë thirrje të gjitha palëve të angazhohen urgjentisht në një dialog konstruktiv për të kapërcyer situatën aktuale politike.