Questo sito utilizza cookie tecnici, analytics e di terze parti.
Proseguendo nella navigazione accetti l'utilizzo dei cookie.

Preferenze cookies

Deklaratë e Ministrit të Jashtëm Moavero Milanesi pas bisedave telefonike me Kryeministrin Rama dhe liderin e opozitës Basha

Ministri i Punëve të Jashtme dhe i Bashkëpunimit Ndërkombëtar, Enzo Moavero Milanesi, zhvilloi një bisedë telefonike me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, si dhe me Kreun e Partisë Demokratike shqiptare dhe lider i opozitës, Lulzim Basha. Të dyve u theksoi “rëndësinë e jashtëzakonshme të respektimit të plotë të rregullave themelore të demokracisë dhe të shtetit të së drejtës”. Duke pasur parasysh zgjedhjet e kundërshtuara të 30 qershorit, Ministri nënvizoi se “pavarësisht këndvështrimeve të papajtueshme mes forcave politike shqiptare, është thelbësore të shmanget çdo formë dhune si dhe të shpalosen mendimet dhe qëndrimet e gjithsecilit në mënyrë demokratike”. Me këtë “frymë luajaliteti të domosdoshëm e të ndërsjelltë në dialektikën politike të përballjes” vuri në dukje Ministri “duhet garantuar siguria dhe korrektësia e procesit zgjedhor në Shqipëri” i cili do të mbikqyret nga një mision ndërkombëtar i kryesuar nga OSBE/ODIHR, ku bëjnë pjesë vëzhgues nga shumë Vende mes tyre dhe nga Italia.