Questo sito utilizza cookie tecnici, analytics e di terze parti.
Proseguendo nella navigazione accetti l'utilizzo dei cookie.

Preferenze cookies

Vizita e Ambasadorit Alberto Cutillo në Lezhë dhe Shëngjin

Dje, Ambasadori Cutillo ka udhëtuar drejt qytetit të Lezhës dhe të Shëngjinit për të vizituar dy prej investimeve kryesore dhe vendet e prodhimit të kompanive italiane në Shqipëri dhe po ashtu shtëpinë-familje Rozalba, nën drejtimin Komunitetit të Mësueseve Pie Venerini në fshatin Gjadër.

Ndalesa e parë e vizitës ishte në kompaninë Poseidon Sh.p.k, themeluar në shtator të vitit 1996, me degë të parë në Sarandë dhe më tej vendosur në zonën e portit në Shëngjin. Kompania, anëtare e Dhomës Italiane të Tregtisë në Shqipëri (CCIA), është aktive në përpunimin dhe ambalazhimin e rreth 900 tonelata sardelesh në vit për llogari të Zarotti Spa, zarotti.it dhe ka të punësuar mbi 250 punëtorë, duke qenë një pikë referimi e rëndësishme e sipërmarrjes lokale në sektor, në përputhje me legjislacionin shqiptar dhe standardet europiane higjeniko-sanitare dhe të ambientit.

Ndalesa e dytë ishte në Shoqërinë Colacem Albania sh.p.k, impiant i bluarjes së gëlqeres, argjilës e çimentos, prodhuar në aneksin e minierave në Balldren e cila së fundmi ka festuar 10 vitet e para të aktivitetit në Shqipëri. Kompania, degë lokale e Colacem, colacem.com, grupi i tretë më i madh italian i çimentos dhe pjesë e Grupit Financo, përfaqëson një ndër investimet kryesore italiane në Shqipëri prej më shumë se 40 milionë euro. Tashmë anëtar i CCIA-s dhe Confindustria Albania, Colacem Albania ka të punësuar mbi 50 punëtorë në përputhje me standardet europiane të sektorit dhe ka ndikim të madh në ekonominë e territorit duke qenë ndër bizneset kyçe të fushës në të gjithë rajonin, me klientë të shumtë edhe në Mal të Zi e Kosovë.

Ndalesa e fundit e misionit ishte shtëpia-familje Rozalba në fshatin Gjadër. Kjo shtëpi drejtohet nga Komuniteti i Mësueseve Pie Venerini, të pranishme në Shqipëri që prej vitit 1994 dhe aktive në mbështetjen, edukimin dhe ofrimin e asistencës ndaj shumë të rinjve nga krahina të ndryshme të Shqipërisë. Shtëpia-familje Rozalba mirëpret vajza në situata të vështira dhe bën një punë të palodhur me vlerë të lartë sociale që Ambasada e Italisë në Shqipëri do ta mbështesë dhe promovojë, për të garantuar një raport gjithmonë e më konstruktiv me institucionet dhe autoritetet kompetente shqiptare.

lezha poseidon 01

lezha rosalba 03

lezha colacem 03