Questo sito usa cookie per fornirti un'esperienza migliore. Proseguendo la navigazione accetti l'utilizzo dei cookie da parte nostra OK

Vizita në Shqipëri e Nënsekretares të Shtetit për Trashëgiminë, Veprimtaritë Kulturore dhe Turizmin, Anna Laura Orrico

Data:

14/01/2020


Vizita në Shqipëri e Nënsekretares të Shtetit për Trashëgiminë, Veprimtaritë Kulturore dhe Turizmin, Anna Laura Orrico

Nënsekretarja e Shtetit për Trashëgiminë, Veprimtaritë Kulturore dhe Turizmin, Anna Laura Orrico, do të marrë pjesë në Konferencën me temë "Turizmi për Solidaritetin dhe Qëndrueshmërinë", organizuar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit e Republikës së Shqipërisë me mbështetjen e UNWTO (Organizata Botërore e Turizmit) me qëllim njohjen e mëtejshme dhe vlerësimin e sektorit turistik dhe atij kulturor shqiptar, që do të zhvillohet sot në Tiranë, në orën 09:30 pranë Hotel Plaza.

Pjesëmarrja në aktivitet e Nënsekretares Orrico dëshmon edhe një herë për afërsinë dhe mbështetjen e vazhdueshme të popullit dhe të qeverisë italiane ndaj Shqipërisë në këto momente të vështira pas tërmetit të fuqishëm që goditi Vendin në datën 26 nëntor të vitit të kaluar.

Gjatë qëndrimit të saj në Shqipëri, Nënsekretarja Orrico do të zhvillojë takime me Ministrin e Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi dhe me Ministren e Kulturës, Elva Margariti.

Me këtë rast, sikurse parashikohet dhe nga programi i Konferencës, do të kryejë një vizitë në Anfiteatrin e Durrësit dhe në Muzeun Arkelogjik të këtij qyteti.

--

Shkarkoni këtu fjalimin e Nënsekretares të Shtetit, Anna Laura Orrico, në konferencën "Turizmi për Solidaritetin dhe Qëndrueshmërinë".


Luogo:

Tiranë, Shqipëri

956