Questo sito usa cookie per fornirti un'esperienza migliore. Proseguendo la navigazione accetti l'utilizzo dei cookie da parte nostra OK

Marrëveshje bashkëpunimi mes D.N.A dhe SPAK

Data:

10/02/2020


Marrëveshje bashkëpunimi mes D.N.A dhe SPAK

Në datën 7 shkurt, pranë Drejtorisë Kombëtare Antimafia dhe Antiterrorizëm (D.N.A) u nënshkrua një marrëveshje bashkëpunimi mes D.N.A. dhe Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të Republikës së Shqipërisë (SPAK).
Para nënshkrimit të memorandumit u zhvillua një takim mes Prokurorit Kombetar Antimafia, Federico Cafiero de Raho, dhe Kreut të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të Republikës së Shqipërisë, Arben Kraja.
Gjatë takimit u diskutuan çështje me interes të për kryerjen e hetimeve të përbashketa me qëllim luftën kundër grupeve kriminale transnacionale që veprojnëe në të dy Vendet.
Në vijim të shkëmbimeve të informacioneve, dy Prokuroret njëzëri vunë në pah marrëdhëniet e shkëlqyera të bashkëpunimit mes Drejtorisë Kombëtare Antimafia dhe SPAK, organizmi përkatës i Republikës së Shqipërisë.
Duke qenë se prej vitit 1997, D.N.A dhe Prokuroria e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë – e cila më parë ishte kompetente për të gjitha krimet sipas normativës gjyqësore në fuqi – nënshkruan marrëveshjen e parë të bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacioneve mes dy Zyrave, u nënvizua fakti se në atë kohë përmbajtja e memorandumit paraqiti një zgjedhje veçanërisht domethënëse dhe paraprirëse, si dhe fakti se D.N.A. nënshkroi të parin, ndër memorandumet e shumta – që u nënshkruan më tej me Zyrat e tjera analoge të Vendeve të ndryshme – pikërisht me strukturën gjyqësore shqiptare përkatëse, tregues konkretë këto si të interesit të krijuar që atëherë nga bashkëpunimi gjyqesor me këtë zyrë ashtu edhe të angazhimit në mbështetjen me çdo mënyrë të veprimtarisë në luftën ndaj krimit të organizuar transnacional që vepron në të dy Vendet.
Mbi bazën e atij memorandumi, që u rishikua vetëm pas shumë vitesh, u zhvillua përgjatë kohës një bashkëpunim i dobishëm gjyqësor, së pari me Prokurorinë e Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë dhe, më pas me Prokurorinë e Krimeve të Rënda që zuri vendin e kompetencës së Prokurorisë së Përgjithshme për çështjen e luftës kundër krimit të organizuar.
Aktualisht, bashkëpunimi gjyqësor, i bazuar edhe tek një marrëveshje dypalëshe e nënshkruar në vitin 2007 mes Italisë dhe Shqipërisë, ka arritur nivele të shkëlqyera: shkëmbimi i informacioneve spontane mes dy Zyrave është i vazhdueshëm dhe përbën premisën e domosdoshme për hetime komplekse dhe të specializuara, të kryera edhe përmes instrumentit të skuadrave hetuese të përbashkëta, nga të cilat, për momentin, vetëm 5 rezultojnë të krijuara mes zyrave gjyqësore italiane dhe zyrave gjyqësore shqiptare.
Nënshkrimi së fundimi, nga ana e palës shqiptare, e protokollit të dytë shtesë i Konvetnës evropiane për ndihmë gjyqësore, do të çojë sigurisht në përdorimin e këtij instrumenti hetues edhe nga ana e Vendeve të tjera, por largpamësia e ligjvënësve italianë dhe shqiptarë bëri të mundur që të parapriheshin shumë kohë më parë konventat ndërkombëtare dhe të përshtateshin në fushën e instrumentit të skuadrave hetuese të përbashkëta për të cilën që të dy Prokurorët ndihen krenarë.
Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe kunder Krimit të organizuar të Republikës së Shqipërisë u krijua vetëm pak kohë më parë, por është tashmë në qendër të shumë pritshmerive nga ana e shoqërisë shqiptarë: ndaj është domethënës fakti se menjëherë pas krijimit të kësaj zyre u pa e domosdoshme nevoja, si nga pala italiane ashtu edhe nga ajo shqiptare, forcimit të mëtejshëm të angazhimit dypalë për bashkëpunimin, shkëmbimin e informacioneve, ndarjen mes tyre të përvojave hetimore, të veprimtarive efikase gjyqësore dhe shtimin e fluksit të informacioneve të dobishme në luftën ndaj krimit të organizuar përmes memorandumit që u nenshkrua sot.
D.N.A. dhe Struktura e Posaçme e Republikës së Shqipërisë ndajnë mes tyre nevojën për të intensifikuar luftën kundër zgjerimit dhe përhapjes së grupeve kriminale edhe nëpërmjet intensifikimit të luftës ndaj pasurive të këtyre grupeve kriminale si dhe bindjen se vetëm falë një bashkëpunimi të frytshëm e të besueshëm gjyqësor mund të luftohen grupet kriminale transnacionale si dhe të zbulohen rrugët e ri-investimit të kapitaleve të paligjshme të akumuluara nëpërmjet veprimtarive të paligjshme të kryera prej tyre.
Të dy Prokurorët konstatuan me kënaqësi se sistemet gjyqësore përkatëse parashikojnë masat e nevojshme, efikase e tejet të dobishme për luftën ndaj këtyre dukurive si dhe konfirmuan angazhimin, në cilësinë e garantuesve për një funksionim të drejtë në zbatimin e dispozitave ligjore për të cilën janë ngarkuar Prokuroritë përkatëse, në luftën ndaj depërtimit të krimit të organizuar në shoqërinë e të dy vendeve, në përputhje me legjislacionin përkatës në fuqi si dhe me parimet e parashikuara nga konventat ndërkombëtare të sanskionuara nga Konventa evropiane e të drejtave të njeriut.


966