Questo sito usa cookie per fornirti un'esperienza migliore. Proseguendo la navigazione accetti l'utilizzo dei cookie da parte nostra OK

Njoftim per shtyp Mbledhja II Tryezes se Energjise

Data:

12/02/2020


Njoftim per shtyp Mbledhja II Tryezes se Energjise

Realizimi i një integrimi më të madh energjitik rajonal për një treg më konkurrues; garantimi i një përfshirjeje të plotë dhe aktive i sektorit privat në proceset e reformimit të Sektorit energjitik shqiptar në një moment tranzicioni energjitik delikat; mbrojtja e kërkesave të ligjshme të sipërmarrjeve të pranishme tashmë në vend duke ofruar ndërkohë të tjera mjete të analizës dhe të programimit për sipërmarrjet italiane të cilat janë të interesuara për investime të reja në Shqipëri, duke nisur prej përurimit së fundmi të linjës nënujore të përcjelljes së energjisë, e realizuar nga TERNA, mes Italisë dhe Malit të Zi. Janë këto mesazhet kryesore që u përçuan gjatë zhvillimit të punimeve të mbledhjes II të Tryezës së Energjisë të organizuar sot në Tiranë nga Ambasada e Italisë në bashkëpunim me Zyrën Ice, CCIA dhe Confindustria Albania. Çështje të trajtuara edhe nga përfaqësues të Autoritetit Italian për Energjinë në Rrjet dhe Mjedisin ((ARERA), të Administratorit të Shërbimeve Energjitike (GSE), të Administratorit të Tregjeve Elektrike (GME) dhe të Terna-s, si dëshmi e angazhimir parësor të Italisë në forcimin e marrëdhënieve të bashkëpunimit dypalësh e rajonal në fushën e energjitikës.

Shkarko tekstin e plote:

 


969