Në vijim të nismave të datës 9/10 prill të vitit të kaluar, Ambasada e Italisë në Tiranë, Italian Trade Agency, Dhoma e Tregtisë italiane në Shqipëri dhe Confindustria Albania, ditën e mërkurë, datë 12 shkurt 2020 do të organizojnë Mbledhjen e Dytë të Tryezës së Energjisë, njëtakim për një përballje të vazhdueshme mes institucioneve kryesore të Sistemit Italia në Shqipëri, autoriteteve dhe
institucioneve kompetente shqiptare dhe sipërmarrjeve italiane aktive në sektorët e ndrshëm të energjisë.
Qëllimi parësor është që t’i paraqiten sipërmarrjeve kryesore mundësitë/sfidat me të cilat do të përballen Shqipëria dhe Rajoni i Ballkanit perëndimor në të ardhmen e afërt për sa i përket proceseve të reformës legjislative dhe një tranzicioni energjitik drejt energjive të reja të rinovueshme, duke parashtruar vështirësitë dhe problemet e mundshme që mund të hasin investitorët e rinj dhe operatorët tashmë të konsoliduar në vend.