Questo sito usa cookie per fornirti un'esperienza migliore. Proseguendo la navigazione accetti l'utilizzo dei cookie da parte nostra OK

KOMUNIKATE SHTYPI

Data:

16/03/2020


KOMUNIKATE SHTYPI

logo 0

 

KOMUNIKATE SHTYPI E AMBASADES ITALIANE NE TIRANE

FLUTURIME TREGTARE TE POSAÇME NGA TIRANA NE ROME (FCO) PER KTHIMIN E QYTETAREVE ITALIANE NE ITALI

Qe nga java e kaluar Ambasada Italiane në Tiranë ka organizuar fluturime tregtare te posaçme për kthimin ne Itali te qytetareve italiane qe kane kerkuar kete forme asistence pas mbylljes totale te te gjitha udhetimeve te pasagjereve nga Shqiperia. Per kete qellim, eshte aktivizuar adresa mail e posaçme tirana.assistenza@esteri.it. Te merkure 11 mars eshte kryer fluturimi i pare me kompanine Blue Panorama qe ka bere te mundur kthimin ne Itali te 133 pasagjereve; te enjten ne 12 mars nje fluturim i dyte i kompanise Albawings me 138 qytetare italiane. Sot ne mengjes u nis fluturimi i trete Albawings qe transportoi ne Itali 166 persona nder te cilet 5 qytetare italiane te mbetur te bllokuar në Mal të Zi, të cilët mberriten ne Shqiperi dje ne darke fale bashkepunimit me Ambasaden Italiane ne Podgorice.


Keto veprime jane kryer me mbështetjen e linjave ajrore, në koordinim të plotë me institucionet dhe autoritetet kompetente shqiptare, duke filluar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Brendshme dhe Autoriteti Shqiptar i Aviacionit Civil. Ambasada Italiane ka vepruar në bashkepunim me Njësinë e Krizave si dhe me strukturat e tjera kompetente të Ministrise Italiane te Puneve te Jashtme dhe te Bashkepunimit Nderkombetar, në respekt te plote me masat paraprake të marra nga Ministritë kompetente italiane dhe shqiptare të shëndetësisë.


"Me marrjen e masave te reja nga ana e Qeverise shqiptare per sa i perket lidhjeve me Italine, kemi menduar si përparësi garantimi i bashkatdhetarëve tane që kane bere kërkese i mundesisë për t'u kthyer në Itali. Kjo nuk do të ishte e mundur pa punën e vazhdueshme të stafit të Ambasadës dhe te Sistemit Itali, mbështetjen e kompanive Blue Panorama dhe Albawings si dhe bashkëpunimin e institucioneve kompetente shqiptare. Falënderimet e mia shkojne për te gjithe ata, per punen e perpikte dhe efikase, kryer dite e nate në kushte emergjence te plote. Gjate ditëve ne vijim do të vazhdojmë të punojmë pa u ndalur per t’i ofruar të gjithë bashkatdhetarëve tanë asistencë maksimale, në prani të një skenari në evolucion të vazhdueshëm që duhet të na shohë të bashkuar, neve së bashku me miqtë shqiptarë, për ta fituar këtë sfidë" - deklaori Ambasadori italian Fabrizio Bucci.


987