Questo sito usa cookie per fornirti un'esperienza migliore. Proseguendo la navigazione accetti l'utilizzo dei cookie da parte nostra OK

Nisma për komunikim të MPJBN mbi Coronavirusin

Data:

04/03/2020


Nisma për komunikim të MPJBN mbi Coronavirusin

Plani, përmes përfshirjes së plotë të rrjetit diplomatik dhe konsullor italian, synon të promovojë informacione të sakta, të shpejta e të zgjeruara përsa i përket masave të ndërmarra nga qeveria italiane në përgjigje të emegjencës epidemiologjike të COVID-19 si dhe përmasave reale të epidemisë në Vendin tonë, që kryesisht është e kufizuar në zona të caktuara të disa qarqeve. Kjo fushatë e vendos Ministrinë e Punëve të Jashtme, në përputhje me kompetencat e saj, në një proces angazhues në luftën ndaj përhapjes së mesazheve dhe informacioneve kryesisht të pasakta dhe të pavërteta të cilat mund të ndikojnë në vendimet e autoriteteve shëndetësore të partnerëve tanë për sa i përket programeve të udhëtimit dhe të punës së shtetasve të tyre në zonat e prekura vetëm pjesërisht dhe jo drejtpërdrejt nga virusi dhe me një numër të vogël e të kufizuar rastesh të infeksionit, duke u përpjekur në këtë mënyrë të reduktojë sa më shumë impaktin që këto zgjedhje mund të shkaktojnë për të ardhmen ekonomike të Vendit tonë.

Deri tani plani është parashtruar në format e veprimeve të renditura më poshtë, të cilave, në ditët në vijim mund t'u shtohen edhe të tjera:

- dërgimi i relacioneve, nga ana a Njësisë së krizave, drejtuar rrjetit të Ambasadave dhe të Konsullatave italiane në të gjithë botën, krahas një informacioni të përditësuar të parashtuar në mënyrë grafike, me kërkesën për t'i përcjellë autoritetit të akreditimit dhe organeve të shtypit vendas masat e menjëhershme të ndërmarra nga qeveria italiane në përgjigje të gjendjes së emergjencës epidemiologjike të COVID-19 si dhe për të garantuar informacione të sakta mbi rëndësinë e fenomenit.

- Shpërndarja e njoftimeve për shtyp (njoftimi i parë për shtyp është i disponueshëm në faqen e Ministrisë së Punëve të Jashtme https://www.esteri.it/mae/it/sala_stampa/archivionotizie/approfondimenti/2020/02/coronavirus-simest-misure-per-imprese-colpite.html), me qëllim informimin e mediave kryesore kombëtare për angazhimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme për garantimin e informacioneve të sakta mbi epideminë në Itali. Vetë ministri ka dhënë një sërë intervistash të cilat janë të disponueshme në të njëjtën faqe.

- Përhapja, në faqet sociale të rrjetit (Ambasada dhe Konsullata) të informacioneve të shpejta e të përditësuara mbi situatën epidemiologjike në Vendin tonë.

Përditësimi, nga ana e Njësisë së Krizës (http://www.viaggiaresicuri.it) i informacioneve për të gjithë udhëtarët për kufizimet e mundshme ndaj atyre që udhëtojnë nga Italia e që në këto momente synojnë të kryejnë udhëtime drejt vendeve të tjera të botës;

- angazhimi personal i ministrit Di Maio në një dialog të vazhdueshëm me vendet fqinje për zbatimin e protokolleve të harmonizuara dhe të linjave të përbashkëta të veprimit në nivel evropian për sa i përket kontrolleve ndaj personave që hyjnë në territoret e vendeve përkatëse;

- një sërë takimesh, pranë Njësisë së Krizave, me ambasadorët e vendeve të Amerikës latine dhe të vendeve ekstra-evropiane. Ambasadorët e BE-së kanë zhvilluar një takim me Ministrin Amendola. Takimi me ambasadorët aziatikë do të zhvillohet sot pranë Njësisë së Krizave;

- organizimi i një takimi të parë, së bashku me Ministrin Speranza, me përfaqësues të shtypit të huaj të akredituar në Itali;

- në datën 3 mars, Ministri ka zhvilluar një takim për të parashtruar "planin e jashtëzakonshëm 2020 për promovimin e Made in Italy dhe thithjen e investimeve të huaja ". Takimi ofroi gjithashtu mundësinë që të dëgjohen e të merren parasysh kërkesat dhe nevojat e sektorit privat për të projektuar së bashku masa konkrete në mbështetje të shoqërive italiane të eksportit. Ndër të tjera, në takim morën pjesë edhe aktorë institucionalë e privatë të interesuar në mbështetjen e ndërkombëtarizimit të sipërmarrjeve, sikurse Ministritë e Ekonomisë dhe të Financave, të Inovacionit, të Infrastrukturës,
të Turizmit, të Zhvillimit Ekonomik, të Bujqësisë, të Universiteteve dhe Punës Kërkimore. Të tjerë aktorë institucionale sikundër ICE (Agjencia për tregtinë dhe investimet italiane), il CDP-Sace-Simest Pole dhe, sigurisht, shoqatat kryesore të kësaj kategorie (Confindustria, ABI, Cooperativa Alleanza) dhe shoqatat e sektorit agro-ushqimor, Konferenca e Qarqeve dhe e Krahinave Autonome dhe AEFI (Shoqata Italiane e Ekspozitave dhe e Panaireve).

Fushata e komunikimeve, në zhvillim të qëndrueshëm, shoqërohet dhe nga një veprimtari e vazhdueshme në ndihme e në shërbim të bashkëkombësve italianë jashtë kufijve, në kuadër të së cilës - sikurse dihet tashmë - janë ndërmarrë një sërë riatdhesimesh, përmes fluturimeve ushtarake të posaçme, nga zonat e prekuar më shumë nga epidemia.


974