Questo sito utilizza cookie tecnici, analytics e di terze parti.
Proseguendo nella navigazione accetti l'utilizzo dei cookie.

Preferenze cookies

TuttiUnitiXLaCultura

Në këtë periudhë që jemi të detyruar të qëndrojmë në shtëpi, për sigurinë tonë dhe të të afërmve tanë, mund të gjejmë disi kohë për të vlerësuar më “nga afër” kulturën italiane…

Ambasada e Italisë në Tiranë, kështu, çel konkursin “Të Gjithë së Bashku për Kulturën Italiane”!

Do të jetë e mundur të kontriboni në përhapjen e kulturës italiane në katër sektorë: letërsi, kinematografi, muzikë, art.

Do të publikojmë imazhe librash dhe do t’ju kërkojmë të dërgoni një tekst të shkurtër përmbledhës apo koment. Më i miri do të publikohet në kanalet tona sociale në ditët vijuese.

Do të propozojmë quize për filmat më të famshëm italianë dhe do t’ju kërkojmë të interpretoni disa nga këngët më të famshme italiane, interpretimet më efikase do të publikohen në rrjetet tona.

Do të publikojmë imazhe të pasurisë kulturore italiane dhe do t’ju kërkojmë të zbuloni kuriozitetet kryesore.

Presim edhe propozimet tuaja, publikoni video, foto dhe tekste në sektorët e treguar me hashtag #TuttiUnitiXLaCulturaItaliana, duke bërë tag Ambasadën dhe shkruar kategorinë e përzgjedhur!

Autorët e postimeve më të vlerësuara dhe ata që do të marrin pjesë më shumë në quize duke u përgjigjur saktë do të marrin titullin si Ambasadorë të kulturës italiane!

Për fituesit e 4 kategorive do të shpërndahen edhe çmime që ndihmojnë për të mësuar më shumë rreth kulturës nga shtëpia (pajisje digjitale apo abonime online).

Bashkohuni me ne për të ndarë së bashku “nga shëpia” kulturën italiane!