Questo sito usa cookie per fornirti un'esperienza migliore. Proseguendo la navigazione accetti l'utilizzo dei cookie da parte nostra OK

Komunikatë për Shtyp

Data:

18/06/2020


Komunikatë për Shtyp

KOMUNIKATË PËR SHTYP

Ambasadori i Italisë në Tiranë, Fabrizio Bucci, pati sot një takim me Drejtuesin e SPAK, Arben Kraja

Ky takim është në vazhdën e mbështetjes intensive që, ndër vite, Italia i ka ofruar e vazhdon t’i ofrojë Shqipërisë në rrugëtimin e kësaj drejt integrimit evropian, në konsolidimin e institucioneve të reja të drejtësisë dhe përforcimin e shtetit të së drejtës.

Realizimi i Reformës në drejtësi është thelbësor jo vetëm për shtetasit shqiptarë dhe për rikthimin e besimit të tyre në institucionet e drejtësisë, por edhe për Vendet mike të Shqipërisë, kryesisht Italia, e njohur për mbështetjen e saj të fortë e të pakushtëzuar për Shqipërinë, në procesin e anëtarësimit në BE.

Gjatë takimit Ambasadori përsëriti mbështetjen e plotë të Italisë për punën e Prokurorit dhe të të gjithë kolegëve të tij në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Prokurori pranoi bashkëpunimin e shkëlqyer midis Italisë dhe Shqipërisë në sektorin gjyqësor, tregues konkret i të cilit janë si veprimtaritë e përbashkëta hetimore në vijim e sipër, ashtu edhe Marrëveshja e Bashkëpunimit me Drejtorinë Kombëtare Antimafia dhe Antiterrorizëm, e nënshkruar menjëherë pas ardhjes së tij në detyrë dhe ka përsëritur impenjimin maksimal të zyrës së tij për të arritur, pavarësisht vështirësive të lidhura me fazën fillestare të punës, rezultate konkrete e të prekshme në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Në vijim, Ambasadori pati mundësinë t’u shprehte mbështetjen e Italisë edhe Prokurorëve të SPAK të pranishëm në Zyrë.


1021