Questo sito utilizza cookie tecnici, analytics e di terze parti.
Proseguendo nella navigazione accetti l'utilizzo dei cookie.

Preferenze cookies

Para – regjistrimet në universitetet italiane për studentët shqiptarë

PARA – REGJISTRIMET NË UNIVERSITETET ITALIANE PËR STUDENTËT SHQIPTARË
Viti Akademik 2020-2021

Këto informacione janë të vlefshme vetëm për juridiksionin e Zyrës Konsullore të Ambasadës Italiane në Tiranë, pra për ata me vendbanim në qytetet e mëposhtme: Malësi e Madhe, Shkodër, Lezhë, Tropojë, Pukë, Mirditë, Has, Kukës, Dibër, Tiranë, Durrës, Kavajë, Peqin, Elbasan, Gramsh, Librazhd, Bulqizë, Mat, Krujë, Kurbin, Pogradec, Korçë, Devoll dhe Kolonjë.
Këto procedura janë në varësi të vendimeve, aktuale dhe të ardhme për emergjencën, të Qeverisë italiane dhe të Bashkimit Evropian, në lidhje me parandalimin dhe kontrollin e epidemisë së virusit COVID-19 dhe mund të parashikojnë, nëse do të jetë e nevojshme, zhvillimin e veprimtarive mësimore në distancë të paktën për të gjithë vitin 2020.
Për mënyrat, skadencat e procedurës së pararegjistrimit dhe zgjedhjes së degës, duhet të konsultoni faqet e mëposhtme të internetit:
http://www.studiare-in-italia.it/studentistranieri/
https://www.studiare-in-italia.it/studentistranieri/moduli/2020/Circolare_2020_2021_EN.pdf

Veç kësaj, bëhet me dije se Shoqata Uni-Italia, në marrëveshje me CRUI (Konferenca e Rektorëve të Universiteteve Italiane), ka bërë të mundur, si mjet plotësues, një “faqe” të posaçme që gjendet në linkun: https://uniitalia.studioware.it/registration-form.

Për të parë listën e kurseve që ofrohen nga universitetet, si dhe numrin e vendeve të rezervuara për studentët e huaj, informohuni në linkun e mëposhtëm:
https://www.studiare-in-italia.it/studentistranieri/elenco2020/

Studentët që dëshirojnë të regjistrohen në kurset e Nivelit I dhe Nivelit II, duhet të nisin procedurën e pararegjistrimit përmes portalit UNIVERSITALY (https://www.universitaly.it/index.php/registration/firststep) në mënyrë që të plotësojnë “kërkesën e pararegjistrimit” on-line. Fazat e mëtejshme të pararegjistrimit do të plotësohen pranë kësaj Ambasade me qëllim marrjen e vizës për studime universitare.

Studentët që dëshirojnë të regjistrohen “NË DEGËT ME HYRJE TË PROGRAMUAR” (për degët Mjekësi e Kirurgji, Mjekësi e Kirurgji në anglisht (për universitetet që e parashikojnë), Dentist dhe Proteza Dentare, Mjekësi Veterinare, Arkitekturë, Profesione Shëndetësore, Shkencat e Edukimit Fillor) – duhet të regjistrohen për të dhënë provimin e pranimit, në faqen www.universitaly.it.

Kujdes: procedurat e pararegjistrimit për kurset e organizuara nga institucionet e formimit artistik e muzikor – AFAM (konservatoret e akademitë e arteve) duhet të bëhet drejtpërdrejt pranë Përfaqësive diplomatike-konsullore.
Për të parë listën e kurseve që ofrohen nga institucionet e Formimit Artistik dhe Muzikor, si dhe numrin e vendeve të rezervuara për studentët e huaj, informohuni në linkun e mëposhtëm:
https://afam.miur.it/studentistranieri/

Afatet e parashikuara për procedurat që lidhen me pararegjistrimet në kurset e Nivelit I dhe Nivelit II, me përjashtim të atyre me hyrje të programuar, përcaktohen nga vetë institucionet e arsimit të lartë dhe publikohen në faqet e tyre respektive.

Për studentët e regjistruar rregullisht dhe të cilëve u është bërë vlerësimi i kërkesës së pararegjistrimit nga ana e institucionit të arsimit të lartë, nëpërmjet portalit UNIVERSITALY, kjo Ambasadë, mbasi të kryejë verifikimet e veta, do t’u lëshojë vizën e hyrjes për Studime Universitare. Procedurat e lëshimit të këtyre vizave duhen përmbyllur, në rast se nuk ka udhëzime të mëtejshme të ndryshme, brenda datës 30 nëntor 2020, për t’u mundësuar studentëve të huaj regjistrimin përfundimtar dhe pagesën e taksave universitare.