Questo sito usa cookie per fornirti un'esperienza migliore. Proseguendo la navigazione accetti l'utilizzo dei cookie da parte nostra OK

Kategori të përjashtuara, nga detyrimi për t’u vetëkarantinuar, në momentin e hyrjes në Itali

Data:

01/07/2020


Kategori të përjashtuara, nga detyrimi për t’u vetëkarantinuar, në momentin e hyrjes në Itali

Në pritje të publikimit të VKM-së së ardhshëm në kuadër të emergjencës COVID- 19, informojmë të gjithë të interesuarit se VKM-ja e datës 11.6.2020 (VKM datë 11 qershor) është e vlefshme deri më 14.7.2020.

Paraqiten në vijim, për lehtësi, kategoritë e përjashtuara nga detyrimi për t’u vetëkarantinuar në momentin e hyrjes në Itali në bazë të VKM-së bashkëlidhur:

- ekuipazhet e vendeve të transportit;
- personel udhëtar;
- kush hyn për arsye të provuara pune, nëse është shtetas ose me banim të rregullt në njërin prej Vendeve si vijon: Itali, Austri, Belgjikë, Bullgari, Kajro, Kroaci, Danimarkë, Estoni, Finlandë, Francë, Gjermani, Greqi, Irlandë, Letoni, Lituani, Luksemburg, Maltë, Vendet e Ulëta, Poloni, Portugali, Republika Çeke, Rumani, Sllovaki, Slloveni, Spanjë, Suedi dhe Hungari, Islandë, Lihtenshtajn, Norvegji, Zvicër, Andorra, Principata e Monakos, Republika e San Marino-s, Shteti i Vatikanit, Mbretëria e Bashkuar dhe Irlanda e Veriut);
- personel shëndetësor që hyn në Itali për të ushtruar profesione shëndetësore;
- punëtorë ndërkufitarë në hyrje e dalje për të shkuar në punë e për t’u kthyer në shtëpi;
- personel i shoqërive me seli qendrore apo dytësore në Itali që kthehet në Itali pasi ka qëndruar jashtë saj, për punë, për jo më shumë se 120 orë (5 ditë);
- lëvizjet nga dhe për në Republikën e San Marino-s dhe Shtetin e Vatikanit;
- funksionarë dhe agjentë të Bashkimit evropian, të organizatave ndërkombëtare, personel i misioneve diplomatike dhe konsullatave, personel ushtarak në ushtrim të funksioneve të tyre;
- nxënës e studentë të cilët ndjekin studimet në një Shtet të ndryshëm nga ai në të cilin jetojnë dhe që kthehen në shtëpi të paktën një herë në javë;
- qëndrim i shkurtër në Itali (deri në 120 orë në total) për arsye pune, shëndeti apo urgjence absolute;
- tranzit në aeroporte;
- tranzit me kohëzgjatje jo më të madhe se 36 orë për të mbërritur në Vendin në të cilin banon (për shembull hyrja në Itali me një traget nga Greqia për të vazhduar udhëtimin me automjet deri në banesën e tij në Gjermani).

Duke nisur prej datës 3 qershor, përveç rasteve të sipërpërmendura, detyrimi për t’u vetëkarantinuar nuk do të aplikohet më ndaj personave që hyjnë apo kthehen në Itali nga Vendet si vijon: Austri, Belgjikë, Bullgari, Qipro, Kroaci, Danimarkë, Estoni, Finlandë, Francë, Gjermani, Greqi, Irlandë, Letoni, Lituani, Luksemburg, Maltë, Vendet e Ulëta, Poloni, Portugali, Republikë Çeke, Rumani, Sllovaki, Slloveni, Spanjë, Suedi e Hungari, Islandë, Lihtenshtajn, Norvegji, Zvicër, Andorra, Principata e Monakos, Republika e San Marino-s, Shteti i Vatikanit, Mbretëria e Bashkuar dhe Irlanda e Veriut. Nëse në 14 ditët para hyrjes në Itali, personi ka qëndruar për çfarëdolloj afati në Vende të ndryshme nga ato të sipërpërmendura, vetëkarantinimi do të jetë njësoj i nevojshëm. Për shembull, një person i cili më datë 14 qershor hyn në Itali nga Franca, do të jetë i detyruar të vetëkarantinohet nëse ka hyrë në Francë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës më datë 4 qershor, por nuk do të vetëkarantinohet nëse ka udhëtuar nga Shtetet e Bashkuara në Francë brenda datës 30 maj apo nëse në periudhën 31 maj – 13 qershor ka qëndruar në Gjermani.


1027