Questo sito utilizza cookie tecnici, analytics e di terze parti.
Proseguendo nella navigazione accetti l'utilizzo dei cookie.

Preferenze cookies

Largimi nga jeta i policit Riza Abdulla Tabaku

Të enjten 23 korrik, gjatë shërbimit të rojës jashtë rezidencës së Ambasadorit të Italisë në Tiranë, polici Riza Abdulla Tabaku ndërroi jetë papritur. Riza Abdulla Tabaku u shua në moshën 55 vjeçare, duke lënë pas gruan dhe tre fëmijët e tij.

Ambasadori i Italisë, Z. Fabrizio Bucci, mori pjesë në varrimin e tij dje, për të shprehur afërsinë e Ambasadës me dhimbjen e familjarëve dhe të afërmve të tij.

Me rastin e ceremonisë, Ambasadori i drejtoi një mesazh ngushëllimi familjes: “Ndarja nga jeta e Riza Abdulla Tabakut më ka prekur thellë. Dëshiroj t’i shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta e të ndjera familjes së tij dhe të gjithë Policisë shqiptare që luan një rol të çmuar e thelbësor për të gjithë ne. Dëshiroj para së gjithash të falenderoj Riza Abdulla Tabakun që është kujdesur për mua si dhe për faktin se e kishte gjithmonë për zemër sigurinë time. Nuk do ta harroj”.