Questo sito utilizza cookie tecnici, analytics e di terze parti.
Proseguendo nella navigazione accetti l'utilizzo dei cookie.

Preferenze cookies

Dhënie kontributesh me qëllim pjesëmarrjen e Italisë në nisma paqeje dhe humanitare ndërkombëtare

Drejtoritë e Përgjithshme DGAP dhe DGMO kanë përpiluar disa Njoftime reklamimi, të cilat gjenden në faqen web të MAECI, në faqen: https://www.esteri.it/mae/it/trasparenza_comunicazioni_legali/sovvenzioni_contributi_sussidi_vantaggi_economici/criterimodalita/criteri-e-modalita.html, me qëllim marrjen e disa propozimeve të paraqitura nga subjekte privatë për marrjen e kontributeve me qëllim pjesëmarrjen e Italisë në nisma paqeje dhe humanitare ndërkombëtare.

Përsa u përket mënyrave të paraqitjes së kërkesave, neni 4 i secilit prej tre Njoftimeve parashikon që për subjektet të cilat e kanë selinë ligjore në një Vend jo anëtar të Bashkimit Evropian, kërkesa paraqitet vetëm nëpërmjet Përfaqësisë Diplomatike italiane kompetente në territor (paragrafi 2) dhe se në vend të deklaratës zëvendësuese nën betim sipas modelit bashkëlidhur Njoftimeve, këto subjekte duhet të paraqisin dokumentacion të përshtatshëm të vlefshëm sipas legjislacionit të Vendit të cilit i përkasin, të legalizuar nëpërmjet vendosjes së vulës “Apostille” (Konventa e Hagës datë 05 tetor 1961 – Konventë në të cilën ka aderuar edhe Shqipëria), sipas procedurës së përshkruar në: https://ambtirana.esteri.it/ambasciata_tirana/it/informazioni_e_servizi/servizi_consolari/legalizzazioni.html.
Gjithashtu, me qëllim respektimin e afatit përfundimtar të përcaktuar nga Njoftimet (12 gusht për DGMO dhe 25 gusht për DGAP), do të ketë vlerë vula e vendosur nga Përfaqësia Diplomatike në momentin e marrjes së kërkesës (paragrafi 6).