Questo sito utilizza cookie tecnici, analytics e di terze parti.
Proseguendo nella navigazione accetti l'utilizzo dei cookie.

Preferenze cookies

Vizitë e Ambasadorit Bucci pranë shoqërive Eurofish dhe Poseidon

Ambasadori i Italisë Fabrizio Bucci ka shkuar sot në bashkinë Lezhë për të vizituar ambientet e prodhimit të dy investimeve të rëndësishme italiane në Shqipëri në sektorin e përpunimit të prodhimeve të detit: shoqëritë Poseidon Sh.p.k. dhe Eurofish Sh.p.k.

Ndalesa e parë gjatë vizitës shoqëria Poseidon Sh.p.k. e vendosur në zonën e portit të Shëngjinit dhe e drejtuar nga administratorja Adriana Crisanti. Shoqëria, anëtare aktive e Dhomës së Tregtisë Italiane në Shqipëri (CCIA) është themeluar në shtator të vitit 1996 dhe është aktive në përpunimin dhe konservimin e rreth 900 ton sardele në vit, për eksport, për llogari të shoqërisë mëmë Zarotti S.p.a. Poseidon Sh.p.k. numëron më shumë se 250 punëtorë dhe përbën një pikë e rëndësishme referimi për sipërmarrjen lokale të sektorit, në përputhje të plotë me legjislacionin shqiptar dhe standardet mjedisore dhe higjienike e shëndetësore të parashikuara nga legjislacioni evropian.

Vizita vijoi me një ndalesë të dytë në Lezhë pranë ambienteve të prodhimit të shoqërisë Eurofish Sh.p.k. dhe takimin me administratorin e saj Kujtim Shkreli. Eurofish, e themeluar në Lezhë në vitin 1997, prej më shumë se njëzetë vitesh operon në përpunimin dhe transformimin e peshkut dhe në prodhimin e tregtimin e prodhimeve të detit të konservuara. Sot shoqëria numëron 430 të punësuar (96% e të cilëve janë gra) në fabrikën kryesore të cilëve u janë shtuar, kohët e fundit, 150 punëtorë të tjerë, të punësuar në selitë e reja në Shkodër e Elbasan.

Si shoqëria Poseidon, edhe Eurofish është një shembull i bashkëpunimit të frytshëm tregtar midis Italisë dhe Shqipërisë, me jo pak por dy ortakë italianë: Parma-Fish me 32,5% dhe Delicious Rizzoli me 37,5%. Shoqëria mëmë Delicious, e themeluar në Parma në vitin 1974, është gjithashtu një pikë referimi për sektorin. Fabrika është në fakt e pajisur me çertifikimet BRC, IFS dhe Kosher-Pareve dhe peshkimi i sardeleve Delicius i përgjigjet normativës UNI EN ISO 22005:2008 si edhe është i çertifikuar Friend of the Sea për gjurmueshmërinë e plotë të saj të zinxhirit të furnizimit.

Aftësitë e Eurofish dhe Poseidon për t’iu përgjigjur në mënyrë të menjëhershme kërkesave të tregut pa hequr dorë nga cilësia e lartë e proceseve tradicionale dhe kujdesi e përpikmëria e tyre për prodhimet e saj ka bërë që të dyja shoqëritë të arrijnë pozicione shumë të larta në sektorin e prodhimeve të detit, duke bërë të ndërtojnë një rrjet të gjerë furnizimi për disa prej realiteteve tregtare më të zhvilluara e më të njohura të rrjetit të gjerë shpërndarës ushqimor italian.

“Me vizitën e sotme kam dashur të dëshmoj drejtpërdrejt afërsinë e Ambasadës dhe të të gjithë Sistemit Italia me dy investime të rëndësishme italiane në Shqipëri. Prania e realiteteve të forta prodhuese italiane në territor vë në dukje, njëkohësisht, interesin dhe impenjimin e sistemit sipërmarrës italian dhe sinergjitë e shkëlqyera që, me impenjim e seriozitet, mund të krijohen në Shqipëri me partnerët lokalë. Për më tepër, Ambasadorët më të mirë për të zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike bilaterale janë shoqëritë italiane të pranishme në territor. Nga pikëpamje, përmirësimi i klimës së biznesit në Vend është përparësi thelbësore” deklaroi Ambasadori Bucci në përfundim të vizitës.

lezhe1

lezhe2

lezhe3