Questo sito usa cookie per fornirti un'esperienza migliore. Proseguendo la navigazione accetti l'utilizzo dei cookie da parte nostra OK

Konkurs me temë "Italishtja midis fjalës dhe imazhit"

Data:

28/09/2020


Konkurs me temë

Me rastin e Javës XX të Gjuhës Italiane në botë (SLI) Ambasada e Italisë në Tiranë shpall Konkursin me temë "Italishtja midis fjalës dhe imazhit: mbishkrime, ilustrime, stilizime" drejtuar artistëve italianë e shqiptarë, pa kufizim në përdorimin e mjeteve shprehëse dhe me projekte të pabotuara më parë.
Artistët e rinj dhe artistët deri në 40 vjeç do të mund të marrin pjesë, duke dërguar një vizatim, një grafikë, një projekt artistik në adresën e-mail grandieventi.tirana@esteri.it brenda orës 12:00 të datës 12 tetor 2020.
Për më shumë e për të parë si të merrni pjesë, lexoni shpalljen


1066