Questo sito usa cookie per fornirti un'esperienza migliore. Proseguendo la navigazione accetti l'utilizzo dei cookie da parte nostra OK

Njoftim për shtyp - Dhurim pajisjesh nga ana e Njësisë Kombëtare të Zjarrfikësve

Data:

02/10/2020


Njoftim për shtyp - Dhurim pajisjesh nga ana e Njësisë Kombëtare të Zjarrfikësve

 

NJOFTIM PËR SHTYP

Dhurim pajisjesh nga ana e Njësisë Kombëtare të Zjarrfikësve për Prefekturën dhe Bashkinë e Durrësit

Në datën 2 tetor 2020, mbërriti në Portin e Durrësit, nga Ancona, një ngarkesë me materiale të Njësisë Kombëtare të Zjarrfikësve, dhuratë për Prefekturën dhe Bashkinë e Durrësit në bazë të Marrëveshjes Kuadër të Bashkëpunimit Ndërkombëtar për Shkëmbimin e Ndërsjelltë të Bashkëpunimeve në fushën e Veprimtarive Logjistike përsa u përket Operacioneve Publike të Shpëtimit, e nënshkruar më 4 gusht 2020, mes Njësisë Kombëtare të Zjarrfikësve, Bashkisë së Durrësit dhe Prefekturës së Durrësit, si dhe në bazë të Marrëveshjes Operative të Bashkëpunimit Ndërkombëtar për Shkëmbimin e Ndërsjelltë të Bashkëpunimeve në fushën e Veprimtarive Logjistike përsa u përket Operacioneve Publike të Shpëtimit, me qëllim arritjen e objektivave të përgjithshme të shkëmbimit të informacioneve e të përvojave profesionale të ndërsjellta në interes të përbashkët, qoftë dhe jo kontestual. Ngarkesa e mbërritur dje në Portin e Durrësit me pajisje dhuratë përbëhet nga automjete të shpëtimit, uniforma dhe këpucë sigurie, pajisje kundër zjarrit.

Angazhimi i Njësisë Kombëtare të Zjarrfikësve, i cili qe pjesë përbërëse e misionit të shpëtimit pas tërmetit që goditi territorin shqiptar më 26 nëntor të vitit të kaluar, ka bërë të mundur forcimin e lidhjes me Autoritetet homologe shqiptare.

Të pranishëm në Portin e Durrësit, në pritje të ngarkesës, Ambasadori i Italisë, Fabrizio Bucci, Kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako dhe Prefekti i Durrësit, Roland Nasto.

Ambasadori Fabrizio Bucci, me rastin e ceremonisë së dhurimit, deklaroi: “Kjo është dëshmia më konkrete e më të qartë se sa të afërta janë dy Vendet tona, një gjest ku që tregon vetëm një pjesë të vogël të angazhimit Italian ndaj qytetit të Durrësit. Pasi qenë të parët që mbërritën në vend për t'u ardhur në ndihmë qytetarëve pas tërmetit që goditi qytetin nëntorin e vitit të kaluar, dëshirojmë të tregojmë në vazhdim afërsinë tonë. Këto pajisje të cilat dhurohen sot janë pjesë e një marrëveshjeje kuadër më të gjerë midis zjarrfikësve italianë dhe atyre shqiptarë e cila - ndër të tjera - parashikon edhe një proces formimi dhe shkëmbimi përvojash e informacionesh”.


1070