Questo sito usa cookie per fornirti un'esperienza migliore. Proseguendo la navigazione accetti l'utilizzo dei cookie da parte nostra OK

Njoftim për shtyp - Festivali i Zhvillimit të Qëndrueshëm

Data:

05/10/2020


Njoftim për shtyp - Festivali i Zhvillimit të Qëndrueshëm

 

NJOFTIM PËR SHTYP

Festivali i Zhvillimit të Qëndrueshëm, i cili tashmë ka mbërritur në edicionin e katërt të tij, është nisma më e rëndësishme italiane për të rritur ndërgjegjësimin dhe mobilizimin e qytetarëve, të brezave të rinj, të sipërmarrjeve, shoqatave dhe institucioneve mbi çështjet e qëndrueshmërisë ekonomike, sociale dhe mjedisore, përhapjen e kulturës së qëndrueshmërisë dhe arritjen e një ndryshimi kulturor e politik që i mundëson Italisë zbatimin e Agjendës 2030 të Kombeve të Bashkuara dhe arritjen e 17 Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDGs). Në kuadër të edicionit të këtij viti, i planifikuar në periudhën ndërmjet 22 shtatorit dhe 8 tetorit, Ambasada e Italisë në Tiranë ka organizuar - me mbështetjen e Ministrisë së Mjedisit dhe Turizmit, të Ministrisë për Mbrojtjen e Sipërmarrjes dhe Bashkinë e Tiranës – side eventSistemi Italian në Shqipëri për Qëndrueshmërinë dhe Agjenda 2030" një nismë transversale me qëllim nxjerrjen në pah të disa prej aktiviteteve kryesore dhe praktikave më të mira të zbatuara nga entet publike, OJQ-të dhe ndërmarrjet italiane që operojnë në Shqipëri në dobi të çështjeve strategjike si qëndrueshmëria e mjedisit, ekonomia qarkulluese, arsimi dhe edukimi për mënyra jetese të shëndetshme që respektojnë mjedisin dhe shoqërinë në të cilën jetojmë. Të pranishëm Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Eduard Shalsi, Zëvendësministri i Turizmit dhe Mjedisit, Ornela Çuçi, Zëvendësministri i Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Nina Guga, Zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Ilir Bejtja dhe Nënkryetarja e Bashkisë Tiranë, Anuela Ristani.

Gjatë kësaj nisme, Ambasadori i Italisë Fabrizio Bucci ilustroi nismat e fundit të ndërmarra nga Ambasada Italiane në Tiranë për një "konvertim green" i cili do të përfundojë në fund të këtij vitit.

U prezantua gjithashtu edhe nisma e AICS Tirana "Planete”, një fushatë e re komunikimi, 20 histori dhe raste suksesi të sipërmarrësve të vegjël dhe të mesëm të cilët nga Veriu në Jug të Vendit kanë dhënë kontributin e tyre në ndryshimin e komuniteteve lokale në rrugën e tyre të integrimit evropian falë nismave të bashkëpunimit të financuara nga Qeveria italiane në Shqipëri. Objektivi i fushatës - e cila do të përfundojë me një event te rëndësishëm të Sistemit Itali, që do të zhvillohet pranë Muzeut Kombëtar Shqiptar nga data 15 deri më 25 nëntor tv kvtij viti - është promovimi i njeriut si aktor kryesor në proceset e zhvillimit të qëndrueshëm. Nga ky këndvështrim, të shpëtosh Planetin do të thotë të krijosh cikle të virtytshme ekonomike para së gjithash për komunitetet dhe për shumë gra e burra të përfshirë në nisma bashkëpunimi të financuara nga Italia.

Në përmbyllje të panelit prezantimi i Zyrës së Shkollave të Ambasadës mbi disa nga projektet arsimore në vazhdim mbi çështjet mjedisore dhe dëshmitë e drejtpërdrejta të dy realiteteve të virtytshme italiane që operojnë në Shqipëri, Green Recycling dhe Eco Tirana, të cilët do të shfaqin disa përvoja të drejtpërdrejta mbi përfitimet ekonomike dhe aspektet sociale të një ekonomie të shëndetshme qarkulluese si në kontekstin e partneriteteve konstruktive midis publikut dhe privatit ashtu edhe në diversifikimin e proceseve formuese dhe të punës në dobi të përfshirjes sëndërmarrjeve më të vogla dhe të përfshirjes sociale të kategorive të pafavorizuara.

Ambasadori Fabrizio Bucci u shpreh se: “për Italinë është parësore që të mbajë në një nivel të lartë vëmendjen ndaj çështjeve të qëndrueshmërisë, arsye për të cilën po e trajtojmë edhe në Shqipëri këtë çështje.
Kemi ndërmarrë hapa drejt orientimit të Ambasadës kah një administrate të gjelbër, në të cilën nuk do të përdorim më materiale plastike me një përdorim, ku do të kufizojmë përdorimin e automjeteve duke i zëvendësuar ato pjesërisht me biçikleta elektrike. Kemi bashkëpunime strategjike me sipërmarrjet më të suksesshme italiane edhe këtu në Shqipëri, nga Ecotirana tek Green Recyclicling, Coca-cola dhe Fiat, Bashkëpunojmë çdo ditë me Administratën shqiptare për të fuqizuar politikat dhe praktikat e gjelbra dhe të qëndrueshme në Vend, si me Ministrinë e Mjedisit, Ministrinë për Mbrojtjen e Sipërmarrjeve dhe me Bashkinë e Tiranës. të pranishëm sot këtu me ne”.

Ministri për Mbrojtjen e Sipërmarrjeve, Eduard Shalsi, nënvizoi se: “edukimi i sipërmarrjeve dhe ndërgjegjësimi i brezave të rinj është shumë i rëndësishëm. Sfida jonë është të kemi si partner sipërmarrjen. Duhet të riorganizojmë dhe të ristrukturojmë institucionet tona kah një ekonomie qarkulluese”.

 

sviluppo3

sviluppo4

sviluppo5

sviluppo6


1071