Questo sito utilizza cookie tecnici, analytics e di terze parti.
Proseguendo nella navigazione accetti l'utilizzo dei cookie.

Preferenze cookies

Takimi i Ambasadorit Bucci me Shefin e SPAK Arben Kraja dhe Drejtorin e NBI Aida Hajnaj

Ambasadori i Italisë, Fabrizio Bucci, u takua dje me kreun e Prokurorisë së Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar – SPAK, Arben Kraja, si dhe me Drejtorin e Zyrës Kombëtare të Hetimit – BKH, Aida Hajnaj.

Gjatë takimit, Ambasadori Bucci shprehu mbështetjen e plotë të Italisë ndaj Institucioneve të Republikës së Shqipërisë të angazhuara në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ai vuri theksin gjithashtu në rëndësine kyç të bashkëpunimit gjyqësor dhe të policisë në luftën kundër krimit të organizuar, që tashmë ka arritur përmasa transnacionale duke nënvizuar në këtë drejtim rolin strategjik të të dy institucioneve të specializuara, sikurse SPAK dhe BKH e porsa krijuar. Ai shprehu gjithashtu edhe vlerësimin e Qeverisë italiane ndaj sukseseve të arritura në kryerjen e hetimeve të përbashkëta nga ana e forcave të policisë italiane me Policinë e Shtetit shqiptar (si operacioni i fundit Los Blancos), në ekzekutimin e mandat arresteve të lëshuara nga magjistratët italianë si dhe ne operacionet e luftës ndaj kultivimit të kanabisit falë pajisjeve të Guardia di Finanza italiane.

Ambasadori shprehu dëshirën që bashkëpunimi dypalësh të forcohet më tej edhe përmes kontributit të dy institucioneve të reja të specializuara në ndjekjen e veprave penale të rënda të korrupsionit. “Është gjithashtu e rëndësishme”, theksoi Ambasadori “që shumë shpejt edhe Vendet e tjera të ndjekin shembullin italian e të zhvillojnë marrëdhënie të frytshme me autoritetet hetimore shqiptare në interesin e përbashkët të zgjerimit të bashkëpunimit në luftën ndaj krimit të organizuar dhe të forcimit të mëtejshëm të aftësive të institucioneve shqiptare”.

Në përfundim të takimit, Ambasadori Bucci vuri theksin në mbështetjen e plotë të Italisë ndaj veprimtarisë së autoriteteve hetimore shqiptare, ndër të cilat SPAK dhe BKH, në një prej sektorëve themelorë të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. I vetëdijshëm për detyrën e vështirë të këtyre Institucioneve si dhe të pritshmërive edhe në planin ndërkombëtar të veprimtarisë së tyre kaq delikate, Ambasadori shprehu dëshirën që këto organe të kryejnë funksionet e tyre kaq të domosdoshme duke qëndruar larg ndërhyrjeve apo kushtëzimeve politike dhe vetëm në dobi të ligjshmërisë dhe të shtetasve shqiptarë.