Ministri i Jashtëm Luigi Di Maio pati një bisedë telefonike me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Siç bën me dije Ministria italiane e Punëve të Jashtme dhe e Bashkëpunimit Ndërkombëtar, nëpërmjet profilit të saj Twitter, tema të bisedës qenë lufta ndaj Covid-19, bashkëpunimi dypalësh midis Italisë dhe Shqipërisë, integrimi i Tiranës në Bashkimin Evropian dhe bashkëpunimi në kuadër të presidencës shqiptare të OSBE-së.