Questo sito usa cookie per fornirti un'esperienza migliore. Proseguendo la navigazione accetti l'utilizzo dei cookie da parte nostra OK

Vizitë e Ministrit Di Maio në Tiranë

Data:

20/11/2020


Vizitë e Ministrit Di Maio në Tiranë

Sapo ka përfunduar vizita e sotme e Ministrit të Punëve të Jashtme dhe të Bashkëpunimit Ndërkombëtar, Luigi Di Maio, në Shqipëri.

Mbledhja dypalëshe me Ministren e Drejtësisë së Republikës së Shqipërisë, Etilda Gjonaj u ndoq nga Tryeza e Rrumbullakët me temë “Lufta ndaj korrupsionit dhe reforma në drejtësi - shtysa për rritjen ekonomike të Shqipërisë".

Ministri pati, në vijim, një takim me Kryeministrin e Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Edi Rama në fund të të cilit u nënshkrua Deklarata e përbashkët për ngritjen e një Komiteti mbi investimet. Vizita vijoi me takime me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta dhe me Drejtuesin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha.

Ministri Di Maio përmbylli vizitën e tij të sotme në Shqipëri me një vizitë në Shkollën Italiane në Tiranë, gjatë së cilës pati mundësinë të vlerësojë punën e shkollës në promovimin e kulturës dhe gjuhës italiane në Botë, si edhe të shijojë një ëmbëlsirë të përgatitur, me këtë rast, nga nxënësit e vegjël të cilët ilustruan, gjithashtu, recetat italiane të mësuara gjatë Javës së Kuzhinës italiane në Shqipëri.

 

 

 

 


1100