Questo sito usa cookie per fornirti un'esperienza migliore. Proseguendo la navigazione accetti l'utilizzo dei cookie da parte nostra OK

Webinar mbi kërkimet arkeologjike italo-shqiptare

Data:

11/11/2020


Webinar mbi kërkimet arkeologjike italo-shqiptare

Do të nisë të hënën një kurs online i dedikuar mbi metodologjitë dhe eksperiencat për ruajtjen e trashëgimisë arkeologjike dhe bërjen e saj pjesë të politikave të menaxhimit të Parqeve arkeologjike.

Ky kurs, i cili u kushtohet studentëve, profesionistëve dhe Administratës Publike shqiptare, promovohet nga Ambasada e Italisë në Tiranë, Instituti i Arkeologjisë Tiranë, Universitetet e Bologna-s, Chieti-Pescara-s dhe Macerata-s, CNR – Instituti i Shkencave të Trashëgimisë Kulturore, në bashkëpunim me Ministrinë shqiptare të Kulturës dhe Shoqatën italiane Assorestauro, me qëllim rritjen e formimit mbi temat e ruajtjes së trashëgimisë kulturore dhe restaurimit.

Të interesuarit mund të dërgojnë kërkesën e tyre për të marrë pjesë në adresën email grandieventi.tirana@esteri.it


1093