Questo sito usa cookie per fornirti un'esperienza migliore. Proseguendo la navigazione accetti l'utilizzo dei cookie da parte nostra OK

Njoftim për shtyp - Krijimi i një tryeze teknike për bashkëpunimin policor

Data:

21/12/2020


Njoftim për shtyp - Krijimi i një tryeze teknike për bashkëpunimin policor

NJOFTIM PËR SHTYP
Krijimi i një tryeze teknike për bashkëpunimin policor 

Drejtori i Policisë-Drejtori i Përgjithshëm i Sigurisë Publike ka nënshkruar, më datë 17 dhjetor, një deklaratë mirëkuptimi midis Departamentit të Sigurisë Pubblike dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit të Republikës së Shqipërisë që kolegu i tij shqiptar, Ardi VELIU, kishte firmosur në Tiranë më datë 10 dhjetor.

Nga pikëpamja operative, bëhet fjalë për një tjetër rezultat të rëndësishëm në marrëdhënien e gjatë e të konsoliduar të bashkëpunimit me Vendin e Shqiponjave e do të lejojë ngritjen e një tryeze teknike të përhershme midis dy Drejtuesve të Policisë, dedikuar tematikave strategjike në luftën ndaj krimit të organizuar dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

Tryeza teknike, ngritja e së cilës është dashur shumë edhe nga Ambasadori i Italisë në Tiranë, Fabrizio BUCCI, do të jetë vendi i duhur si për të ndarë me njëri-tjetrin nevojat e reja operative, ashtu edhe për t’u thelluar mbi çështjet e pazgjidhura dhe nismat për t’u çuar përpara, që i shtohen tërësisë së mjeteve nëpërmjet të cilave të përforcohet bashkëpunimi dypalësh tashmë i përsosur midis policive.
Deklarata e posaçme e mirëkuptimit, e cituar, u referohet dispozitave të parashikuara nga marrëveshja e bashkëpunimit e lidhur midis Qeverisë së Republikës Italiane dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë në luftën ndaj krimit, e nënshkruar në Tiranë më 19 qershor 2007, që parashikon mundësinë e zhvillimit të takimeve midis organeve kompetente të të dy Vendeve për të verifikuar gjendjen e vënies në jetë të marrëveshjes, rezultatet e arritura dhe për të identifikuar hapat e mëtejshëm të programit të bashkëpunimit.

Një lidhje e gjatë e historike midis dy Vendeve që mund të mbështetet në një prani domethënëse italiane në Shqipëri, si për nga ana sasiore, ashtu edhe për nga ajo cilësore, nëpërmjet projekteve IPA e Pameca V dhe Zyrës së Ekspertit për sigurinë, shoqëruar nga një veprimtari po aq e ngjeshur operative, e bazuar në shkëmbimin konstant dhe të shpeshtë të informacionit, në pjesëmarrjen në skuadrat hetimore të përbashkëta e në veprimtaritë e identifikimit të vendndodhjes së personave në kërkim.

Po aq impenjative e efikase është mbështetja italiane e ofruar Autoriteteve shqiptare në luftën ndaj kultivimit të kanabisit, në zbatim të Protokollit operativ të vitit 2012, nëpërmjet shërbimeve të këqyrjes nga ajri të territoreve shqiptare, në bashkëpunim me Trupën e Guardia di Finanza-s.

 


1114