Questo sito usa cookie per fornirti un'esperienza migliore. Proseguendo la navigazione accetti l'utilizzo dei cookie da parte nostra OK

Njoftim për shtyp - Lufta kundër krimit

Data:

16/02/2021


Njoftim për shtyp - Lufta kundër krimit

 

logo 0

NJOFTIM PËR SHTYP

 

U zhvillua sot mbledhja e parë e tryezës së përhershme midis Drejtuesit të Policisë, Drejtorit të Përgjithshëm të Sigurisë Publike, Prefektit Franco GABRIELLI dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Shqiptar, Ardi VELIU.

Zhvillimi i kësaj Tryeze vjen në vijim të nënshkrimit, në muajin dhjetor të vitit të kaluar, të një deklarate mirëkuptimi midis Departamentit të Sigurisë Publike dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit Shqiptar, e cila përmban sa parashikuar nga Marrëveshja e Bashkëpunimit e lidhur midis Qeverisë Italiane dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë në luftën ndaj krimit, të vitit 2007.

Në bazë të pikësynimeve strategjike të deklaruara, krerët e dy Policive do të ndajnë me njëri-tjetrin, çdo gjashtë muaj, informacion mbi realizimin e veprimtarive të përbashkëta me karakter teknik-operativ në arritjen e objektivave mbi sigurinë sipas parimeve të koherencës, racionalitetit dhe efikasitetit, për vënien në jetë të të cilave do të kujdeset Single Point of Contact italian i Shërbimit të Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Policisë.

Punimet e tryezës teknike-operative vijuan gjatë pasdites, nën drejtimin e Zëvendës Drejtorit të Përgjithshëm të Sigurisë Publike, Vittorio RIZZI, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë Kriminale, ku u trajtuan temat parësore për bashkëpunimin midis dy vendeve si emigracioni i paligjshëm, lufta ndaj trafikimit të lëndëve narkotike, ndalimi i personave në kërkim si edhe u promovuan veprimtari analizash të përbashkëta dhe trajnimi operativ në favor të policisë shqiptare.

Gjatë takimit të paradites, të zhvilluar në prani të dy Krerëve të Policisë, u nënshkrua, nga Departamenti i Sigurisë Publike dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë shqiptare, një Protokoll i ri operativ i cili do të zëvendësojë atë të vitit 2012, që ka për qëllim kryerjen e shërbimeve të mbikëqyrjes ajrore në territorin shqiptar, me bashkëpunimin e Guardia di Finanza-s, për identifikimin dhe çrrënjosjen e kulturave të kanabisit, si edhe shërbimeve të kontrollit në det në luftën ndaj trafiqeve të paligjshme në det që prekin të dyja Vendet, me përdorimin, gjithashtu, të mjeteve ajrore me krahë rrotullues dhe sistemeve të avionëve të pilotuar në distancë.
Në takimin e paradites qenë të pranishëm, gjithashtu, Zëvendës Ministri i Brendshëm shqiptar, Julian HODAJ, Ambasadori italian në Shqipëri, Fabrizio BUCCI dhe Ambasadorja shqiptare në Itali, Anila BITRI LANI.

 

Romë, më 16 shkurt 2021


1132