Questo sito usa cookie per fornirti un'esperienza migliore. Proseguendo la navigazione accetti l'utilizzo dei cookie da parte nostra OK

"Youth4Climate: Driving Ambition" - Thirrje për pjesëmarrje

Data:

12/02/2021


Është hapur shpallja për pjesëmarrjen në aktivitetin "Youth4Climate: Driving Ambition" që do të zhvillohet në Milano nga data 28 deri më datë 30 shtator 2021.

Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të marrëveshjes së partneritetit të lidhur midis Italisë dhe Mbretërisë së Bashkuar mbi Presidencën e Konferencës së 26-të të Palëve (COP26) të Konventës Kuadër të Kombeve të Bashkuara për Ndryshimin Klimatik (UNFCCC).

Thirrja është e hapur për të rinjtë e moshës ndërmjet 15 dhe 29 vjeç.

Pjesëmarrja në këtë aktiviet do të bëhet e mundur përmes një përzgjedhjeje publike të kryer nga një komitet i posaçëm i përbërë nga Zyra e të Dërguarit të Kombeve te Bashkuara për të Rinjtë, Children and Youth constituency to United Nations Framework Convention on Climate Change (YOUNGO) dhe Italisë (Ministria e Mjedisit).

Të interesuarit mund të paraqesin kandidaturën e tyre deri më datë 1 Mars 2021 duke plotësuar formularin përkatës që gjendet në faqen web https://un.submittable.com/submit


1130