Questo sito usa cookie per fornirti un'esperienza migliore. Proseguendo la navigazione accetti l'utilizzo dei cookie da parte nostra OK

Njoftim Shtypi - Nënshkrimi, sot, i Memorandumit të Bashkëpunimit midis Universitetit të Salento-s dhe Ministrisë së Drejtësisë së Republikës së Shqipërisë

Data:

15/03/2021


Njoftim Shtypi - Nënshkrimi, sot, i Memorandumit të Bashkëpunimit midis Universitetit të Salento-s dhe Ministrisë së Drejtësisë së Republikës së Shqipërisë

 

logo 0

NJOFTIM SHTYPI

Nënshkrimi, sot, i Memorandumit të Bashkëpunimit midis Universitetit të Salento-s dhe Ministrisë së Drejtësisë së Republikës së Shqipërisë

Është nënshkruar sot paradite, nga Rektori i Nderuar i Universitetit të Salento-s, Fabio Pollice dhe nga Ministrja e Drejtësisë e Republikës së Shqipërisë, Etilda Gjonaj, një Memorandum Bashkëpunimi dypalësh në fushën juridike.

Objekt i tekstit të nënshkruar nga palët, përforcimi i bashkëpunimit dypalësh në fushën juridike, veçanërisht në fushën e së Drejtës Penale, të Kodit të Procedurës Penale dhe së Drejtës së Burgjeve dhe promovimi i nismave shkencore e didaktike si në Itali ashtu edhe në Shqipëri, me qëllim studimin dhe përhapjen e legjislacioneve kombëtare përkatëse në fushat që përbëjnë interes për palët.

Ky nënshkrim sot është pjesë e mbështetjes së ofruar, nga i gjithë Sistemi Italia (që përfshin natyrisht edhe institucionet tona më të mira akademike), një partneri të padiskutueshëm e një Vendi mik si Shqipëria. Karakteristikë e një Marrëveshjeje si ajo e nënshkruar sot është jo vetëm mundësia për t’i dhënë një ndihmë konkrete Shqipërisë në një sektor strategjik si ai juridik, por edhe, e mbi të gjitha, ajo e vendosjes së themeleve të reja e të forta për një shkëmbim reciprok afatgjatë” deklaroi Ambasadori Fabrizio Bucci.
“Mbështetja ndaj Institucioneve shqiptare në fushën e drejtësisë”, shtoi Ambasadori “vazhdon të jetë thelbësore, jo vetëm sepse ndihmon në konsolidimin e shtetit të së drejtës në Shqipëri, por edhe sepse sjell një përmirësim konkret në fushën e administratës së drejtësisë nga varet edhe përmirësimi i ‘business climate’ shqiptar dhe, pra, aftësia për të tërhequr më shumë investime të huaja e, veçanërisht, investime italiane. Me përmbushjen e reformave në fushën e së drejtës penale dhe asaj të burgjeve, urimi është që të mund të luftojmë, me më shumë forcë e më shumë rezultate, krimin e organizuar dhe korrupsionin në këtë Vend”.

Pas takimeve të zhvilluara në Ministrinë e Drejtësisë, delegacioni italian i përbërë nga Prof. Rossano Adorno dhe nga Prokurori italian i Ndërlidhjes pranë Ministrisë së Drejtësisë të Republikës së Shqipërisë, z. Francesco Mandoi vijoi misionin me një vizitë në Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë të Republikës së Shqipërisë, ku pati një takim me Zëvendës Ministrin Olti Rrumbullaku, për të biseduar mbi bashkëpunime të tjera të mundshme në fushën e Arsimit.


1139