Këtë vit rrugëtimi, nën kujdesin e Franca Bosc, të Universitetit të Torino-s dhe Valentina Zenoni-t, të Universitetit të Milano-s, përqendrohet në të mësuarin në distancë dhe në veprimtaritë të cilat duhet të propozohen duke përdorur mjetin tradicional, librin.
Përdorimi i teknologjive ka zëvendësuar mësimdhënien tradicionale dhe përbën, tashmë, një mjedis të ri të të nxënit.
Pavarësia e nxënësit, learning by doing dhe përdorimi i drejtuar e i kontrolluar i pajisjeve teknologjike janë një sfidë didaktike, pa lënë mënjanë kompleksitetin e mësimdhënies/nxënies që shkon nga reflektimi meta-linguistik, tek leksiku, tek aftësia për të dëgjuar, për të folur, për të lexuar e për të shkruar.
Prej vitit 2017, Zyra e Shkollave e Ambasadës Italiane në Tiranë, me qëllim krijimin e një numri mësuesish që të mund të integrojnë eksperiencën kurrikulare me modele të ndryshme metodologjike, ka organizuar një cikël formimi për 250 mësues shqiptarë të cilët janë njohur tashmë me këtë lloj përditësimi përfshirës dhe ndërveprues që lejon përballjen dhe çuarjen menjëherë në klasë të sa është mësuar.
Mësuesit Iliria janë ambasadorë të Gjuhës Italiane, portë e Evropës dhe e përmasave të saj gjuhësore dhe kulturore, por edhe operative, të domosdoshme për të ndërtuar një dialog shoqëror, civil dhe ekonomik të hapur ndaj sfidave të së ardhmes.