Questo sito usa cookie per fornirti un'esperienza migliore. Proseguendo la navigazione accetti l'utilizzo dei cookie da parte nostra OK

Muzeut të Fotografisë Bashkëkohore të Cinisello Balsamo-Milanos

Data:

10/03/2021


Muzeut të Fotografisë Bashkëkohore të Cinisello Balsamo-Milanos

Në një moment si ai që po përjetojmë, në të cilin liria e lëvizjes është shumë e kufizuar për të kundërshtuar pandeminë e Koronavirusit, aksesi në hapësirat e ekspozitave në muzetë e shumtë italiane shpesh bëhet e pamundur.

Ndaj, të shijosh kulturën dhe bukurinë e Artit tonë të pamasë në një mënyrë virtuale është një privilegj i madh.

Ndër iniciativat e shumta të muzeut virtual, do të dëshironim të paraqisnim atë të Muzeut të Fotografisë Bashkëkohore të Cinisello Balsamo-Milanos, i cili ju mundëson të eksploroni një përzgjedhje përfaqësuese të arkivit dhe bibliotekës së specializuar të ruajtur në selinë e Villa Ghirlanda, duke paraqitur tre itinerare me temat e portretit, peizazheve dhe eksperimentimeve abstrakte.

Seksioni i Portretit paraqet si imazhet fotografike të brendëshme, me vëmendje në detajet më të vogla përmes përdorimit të aftë të dritave të studios siç është ajo e fotografit Arturo Ghergo, ashtu edhe ato nga jashtë si ajo e fotografit të Palermos Letizia Battaglia që në qytetin e saj përjetëson shikimin e thellë të një vajze të vogël që mban një tullumbace.

Seksioni i Peisazhit i kushtohet evolucionit të fotografisë së peizazhit dhe të përfaqësimit të vëndve. Ndër imazhet e bukura të paraqitura, shohim pamjen e Venecias të shndërruar në një kartolinë klasike, apo shkrepjen fotografike të fëmijëve që transformojnë një hapësirë të lënë pas dore periferike në një shesh lojrash.

Së fundmi, në seksionin e Abstraktes gjejmë eksperimente që transformojnë filmin dhe letrën fotografike në kanavacë mbi të cilën gjurmohen forma dhe shenja nga drita apo edhe imazhe të riinterpretimit abstrakt të peizazhit natyror të shndërruar në gjeometri të vijave dhe formave.

Të tre katet e muzeut mirëpresin një përzgjedhje prej mbi 100 veprash që ofrojnë një pasqyrë të rëndësishme të evolucionit të fotografisë, veçanërisht asaj italiane, nga Lufta e Dytë Botërore deri më sot. Imazhet shoqërohen me mbishkrime, shënime, citime dhe hulumtime, disa të shfaqura në mur, të tjerët në Ekspozitën Dixhitale në faqen e internetit të Muzeut www.mufoco.org/digitalexhibitions.

Me shpresën që së shpejti të jemi në gjendje të vizitojmë muzeun në prani, falënderojmë drejtimin artistik i cili mundësoi ndarjen e disa përmbajtjeve me ne dhe me publikun shqiptar në mediat tona sociale.


1137