Nisma e Europës Qendrore (InCE-CEI) njofton publikimin e thirrjes për përzgjedhjen e projekteve në kuadër të programit të shkëmbimit të praktikës së mirë, Know-how Program Exchange (KEP-ITALI).
Themeluar në vitin 2004, ky program promovon transferimin e know-how-t dhe praktikave më të mira nga Vendet InCE anëtare të Bashkimit Evropian tek Vendet InCE ende jo anëtare, nëpërmjet bashkë-financimit të projekteve, si dypalëshe ashtu edhe shumëpalëshe, për rritjen e bashkëpunimit rajonal.
Thirrja 2021 parashikon një buxhet total prej 250.000 €, pjesë e Fondit InCE të BERZH-it, i financuar tërësisht nga Qeveria Italiane. Kontributi për secilin projekt nuk mund të jetë më i madh se 50% e kostos totale të projektit dhe nuk mund të tejkalojë shumën prej 40.000 €.
Dokumentacioni i thirrjes gjendet në faqen e internetit të InCE https://application.cei.int/application/kep-2021/.
Afati i fundit për paraqitjen e propozimeve është data 21 qershor 2021, ora 11:59.