Questo sito utilizza cookie tecnici, analytics e di terze parti.
Proseguendo nella navigazione accetti l'utilizzo dei cookie.

Preferenze cookies

Collaborazione tra l’Antoniano di Bologna e l’Ambasciata d’Italia a Tirana

Ka nisur këto ditë një bashkëpunim i frytshëm midis Antoniano-s të Bolonjës, organizator dhe producent i Zecchino d’Oro, festivalit të famshëm të këngës për fëmijë, dhe Zyrës së Shkollave të Ambasadës së Italisë në Tiranë.

Fëmijët e shkollave të Tiranës, Durrësit, Elbasanit, Vlorës dhe Gjirokastrës do të jenë protagonistë të një projekti mbi këngët e Zecchino d’Oro, duke studiuar tekste dhe muzikë e duke mësuar të këndojnë, falë një bashkëpunimi të çmuar mes mësuesit të muzikës dhe mësuesit të gjuhës italiane.

Në muajin qershor do të organizohet aktiviteti i parë i këngës, në qytete të ndryshme pjesëmarrëse në këtë nismë; në muajt në vijim, aktiviteti do të vijojë me organizimin e aktiviteteve të ndryshme muzikore që do të përmbyllen me një konkurs në muajin tetor, në Javën e Gjuhës Italiane, në prani të një jurie me përfaqësues të Zecchino d’Oro.

Rreth 3,000 fëmijë në të gjithë Shqipërinë do të këndojnë këngët mit që kanë shoqëruar disa breza nga viti 1959 deri më sot.
Jo vetëm muzikë, por edhe vlera edukative të rëndësishme: në fakt, që nga fillimi i tij, Zecchino d’Oro i këndon solidaritetit, miqësisë, përfshirjes, përmes një gjuhe të përshtatshme për më të vegjlit.

Takimi tradicional i Rai Uno-s që prej vitit 1959 deri më sot, në vitet e fundit Zecchino d’Oro ka mbërritur gjithashtu edhe në të gjitha platformat dixhitale dhe rrjetet sociale me përmbledhje, video-klipe dhe filma vizatimorë. Në vitin 2019, kanali Youtube i Zecchino d’Oro tejkaloi një miliard shikime dhe një milion të regjistruar.