Questo sito usa cookie per fornirti un'esperienza migliore. Proseguendo la navigazione accetti l'utilizzo dei cookie da parte nostra OK

Komunikatë për shtyp - Mision institucional trashëgimisë kulturore

Data:

20/05/2021


Komunikatë për shtyp - Mision institucional trashëgimisë kulturore

KOMUNIKATË PËR SHTYP

MISION INSTITUCIONAL PËR PËRFORCIMIN E RAPORTEVE BILATERALE NDËRMJET ITALISË DHE SHQIPËRISË NË KUADRIN E MBROJTJES SË TRASHËGIMISË KULTURORE

Milano, 18 Maj 2021

Një mision i rëndësishëm institucional do të jetë i pranishëm nga data 24 deri 25 maj me synim vazhdimsinë dhe forcimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë në nismat për mbrojtjen, ruajtjen dhe vlerësimin e trashëgimisë kulturore.

Ky event - i organizuar nga Ambasada Italiane në Tiranë, Agjencia ICE, Assorestauro dhe Salloni ndërkombëtar i Restaurimit së bashku me Ministrinë e Kulturës së Shqipërisë e përfaqësuar nga Ministrja Elva Margariti, ka në program një konferencë për shtyp për prezantimin e ‘Salloni i Restaurimit në tour’ në Bari dhe ‘Restoration Week 2021’ (Java e Restaurimit 2021).

Konferenca e shtypit, që do të zhvillohet me datë 24 maj në orën 11.00, do të mund të ndiqet në dy gjuhë në live streaming në www.restorationweek/albania2021 si dhe në kanalet social të @salonedelrestauro (në gjuhën italiane) dhe @AmbasciataItaliaTirana (në gjuhën shqipe).

Ndërhyjnë:

Elva Margariti, Ministre e Kulturës së Republikës së Shqipërisë
Fabrizio Bucci, Ambasadori italian në Tiranë
Michele Emiliano, Presidenti i Rajonit të Puglia-s
Alessandro Bozzetti, Presidenti i Assorestauro
Andrea Moretti, Presidenti i Ferrara Fiere
Alessandro Ambrosi, Presidenti i Fiera del Levante
Elisa Scelsa, Drejtoreshë e Zyrës ICE Agjencia - Tirana
Andrea Griletto, Drejtor i Assotestauro

Do të organizohet gjithashtu një tavolinë teknike me përfaqësuesit institucional shqiptar dhe pjestarët e delegacionit. Ky event do të përmbyllet me një tour të vendeve me interes historik dhe arkitektonik në Shqipëri.

Ky bashkëpunim, tashmë i nisur do të intensifikohet më tej me dorëzimin e ftesës zyrtare për Ministrinë e Kulturës e cila do të përfaqësojë Shqipërinë, si një vend i ftuar, në të dy edicionet e eventeve të parashikuara për këtë vit.

Salloni Ndërkombëtar i Restaurimit, që do të zhvillohet pranë Panairit të Fiera del Levante në Bari nga data 1 deri me 3 shtatordhe Java e Restaurimit një evet që do të mbahet në Napoli, Matera, Pompei dhe Bari nga data 30 gusht deri me 4 shtator, prezantohen si dy momente të veçanta për takime e shkëmbime me institucionet shqiptare, me synimin për të forcuar raportet institucionale e tregtare ndërmjet dy vendeve. Ky edicion i Restoration Week si dhe ai i Sallonit të Restaurimit do të zhvillohen në formë hibride pra si me prezencë ashtu edhe online në faqet web www.restorationweek.it e www.salonedelrestauro.it.


1177