Questo sito usa cookie per fornirti un'esperienza migliore. Proseguendo la navigazione accetti l'utilizzo dei cookie da parte nostra OK

Operacioni ndërkombëtar i drogës

Data:

18/05/2021


Operacioni ndërkombëtar i drogës

Financieret e Komandes Provinciale te Guardia di Finanza te Reggio Calabria ne bashkepunim me Policine Kosovare dhe Policine Kriminale Shqiptare, kane zbuluar nje trafik nderkombetare me 400 kile kokaine ne brendesi te nje kontenitori me ardhje nga Amerika e Jugut. Ngarkesa illegale eshte individualizuar nga efektivet Fiame Gialle dhe nga Funksionaret e Agjensise se Doganave te Gioia Tauro nepermjet skanimit radiogjen, i kryer me mjete te sofistikuara ne Portin e Gioia Tauro, ne nje kontenier “ ne tranzit “ me ardhje nga porti Santo ( Brazil ) dhe me drejtim nje firm me seli ne Lipjan ( Kosove ).

Per te identifikuar autoret e trafikut ilegal te lendes, Prokuroria e Republikes se Reggio Kalabrias D.D.A e drejtuar nga Prokurori Giovani Bombardieri, te asistuar nga Prokurori Colagero Gaetani Paci dhe nga Zevendes Prokurori Francesco Ponzetta, vendosi ekzekutimin e nje dorezimi nderkombetar te kontrolluar, nepermjet leshimit te nje Leterporosie ndaj Prokurorise se Shtetit se Kosoves dhe Prokurorise Speciale te Shqiperise, dhe e ekzekutuar ne territorin kosovar bashkarisht me Policine Kosovare dhe Policine Kriminale Shqipetare, me koordinimin e Drejtorise Qendrore per Sherbimet Antidroge te Departamentit te Sigurise Publike e Ministrise se Brendshme dhe te Repartit te Komandes Gjenerale te Guardia di Finanza “ Koordinimi informativ dhe marredhenie nderkombetare “.

Me perfundimin e operacionit antidroge nderkombetare, e perfunduar mbreme ne darke ne Ballkan, Guardia e Finanza, policia shqipetare dhe ajo kosovare, pasi kane ndjekur kontenierin pergjate gjithe itinerarit, kane sekuestruar 400 pako kokaine te paster, per nje total te 400 kg, te fshehur ne pako qe permbanin zyrtarisht “ pule “ . Ne shpejtesi te fakteve iu nenshtruan ndalimit policor 25 persona, ndermjet punetoreve, te punesuar dhe shofera te se cituares kompani marrese, ndermjet te cileve 7 ne arrest per trafik nderkombetare narkotikesh. Droga, nese shitej ne pakice ne sheshet ku shperndahet ne europe, do te kishte lejuar kriminalitetit te organizuar te fitonte me shume se njeqind milion euro. Aktiviteti i sherbimit deshmon konkretisht efikasitetin e vene ne zbatim nga Guardia e Finanzes, nen koordinimin e Prokurorise se Reggio Calabrias e drejtuar nga Prokurori Giovanni Bombardieri i asistuar nga Prokurori Calogero Gaetano Paci kunder trafikut nderkombetare te lendeve narkotike, si dhe te efektivitetit te bashkepunimit me organet e huaja kolaterale.


1174