Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Bashkëpunimit Ndërkombëtar (MAECI) ofron bursa studimi për studentët e huaj dhe ata italianë me banim jashtë vendit (IRE) për Vitin Akademik 2021-2022, me synim mbështetjen e bashkëpunimit kulturor, shkencor dhe teknologjik, përçimin e sistemit ekonomik të Italisë në botë si dhe përhapjen e gjuhës dhe të kulturës italiane.
Kandidaturat online duhet të përcillen duke përdorur Portalin “Study in Italy” (https://studyinitaly.esteri.it/en/home_borse) brenda orës 14.00 (ora italiane) të datës 13 korrik 2021.
(Shpallja në italisht - Kliko këtu)
(Shpallja në anglisht – Kliko këtu)
Për informacione të mëtejshme: https://studyinitaly.esteri.it/en/home_borse o https://www.esteri.it/mae/it/servizi/stranieri/opportunita