Ditën e enjte, datë 17 qershor, prej orës 9.00 deri në orën 10.00, Ministri Luigi Di Maio do të zhvillojë një takim me 5 finalistët e edicionit 2021 të Çmimit Strega, Emanuele Trevi me Due vite (Neri Pozza), Edith Bruck me Il pane perduto (La Nave di Teseo), Donatella Di Pietrantonio me Borgo Sud (Einaudi), Giulia Caminito me L’acqua del lago non è mai dolce (Bompiani) dhe Andrea Bajani me Il libro delle case (Feltrinelli).
Aktiviteti, i cili do të zhvillohet në Sallën e Konferencave Ndërkombëtare që do të mund të ndiqet live në faqen web Esteri dhe në kanalin YouTube të Ministrisë së Punëve të Jashtme: https://www.youtube.com/user/MinisteroEsteri, do të jetë gjithashtu rasti për të prezantuar bashkëpunimin midis organizatorëve të Çmimit dhe rrjetit të Instituteve të Kulturës në procedurën e përzgjedhjes së finalistëve dhe fituesit.