Questo sito utilizza cookie tecnici, analytics e di terze parti.
Proseguendo nella navigazione accetti l'utilizzo dei cookie.

Preferenze cookies

Njoftim i Ministrisë së Brendshme italiane

NJOFTIM I MINISTRISË SË BRENDSHME ITALIANE

Bashkëpunim ndërkombëtar policor: një tryezë e përhershme, midis Italisë e Shqipërisë, mbi veprimtaritë kriminale në periudhën pas pandemisë

31 Maj 2021

Propozimi italian në Konferencën VI shkencore të organizuar nga Akademia e Sigurisë në Tiranë.

Të pasurosh fushën e gjerë të bashkëpunimit policor me një tryezë mbi përballjen me fenomenet kriminale të cilat dalin në pah në periudhën pas pandemisë, me synimin për të parandaluar e përballuar, që në fillim, rreziqet e reja, «tryezë fort e dëshiruar nga Drejtori i Policisë italiane, Giannini, nga homologu i tij shqiptar, Veliu dhe nga Ambasadori Italian në Shqipëri, Bucci».

Është propozimi i bërë nga prefekti Vittorio Rizzi – zëvendës drejtor i përgjithshëm i Sigurisë Publike dhe drejtor i Policisë Kriminale – gjatë fjalës së tij të mbajtur në Konferencën VI shkencore, të organizuar nga Akademia e Sigurisë, që u zhvillua sot në Tiranë.

Një nismë që lind nga eksperienca italiane në Organizmin e përhershëm të monitorimit dhe analizës së rrezikut të hyrjes së krimit të organizuar në ekonomi, organizëm i themeluar nga Ministria e Brendshme në prill të vitit 2002 për të monitoruar e përballuar, në kohë reale, efektet e pandemisë për sa i përket sigurisë.

Eksperienca është huazuar menjëherë nga Europol me ngritjen e Working Group on Covid-19 criminal threats and law enforcement responses, grup pune i drejtuar nga vetë prefekti Rizzi dhe nga drejtorja ekzekutive e Europol, Catherine De Bolle – dhe në të cilin kanë bërë pjesë Forcat e policisë të Austrisë, Belgjikës, Francës, Gjermanisë, Hollandës, Polonisë, Spanjës, Zvicrës dhe Mbretërisë së Bashkuar, përveç Italisë dhe Interpol-it – me synimin për të ndarë me njëra-tjetrën informacionet mbi skenarët kriminalë për një veprim më efikas parandalimi dhe kundërshtimi të sjelljeve mafioze.

Me urimin që Working Group të mund të shtrihet edhe në të gjithë Ballkanin, prefekti Rizzi e quan bashkëpunimin midis Italisë e Shqipërisë ndër më të ngushtët e më aktivët në Evropë, falë një «marrëdhënieje miqësie, e cila nuk varet vetëm nga afërsia gjeografike, por, mbi të gjitha, nga rrënjët e përbashkëta kulturore dhe prania, në Itali, e një numri të madh shtetasish shqiptarë», arsye kjo për të cilën Italia ka qenë dhe është, gjithmonë, mbështetëse e hyrjes së Shqipërisë në Bashkimin evropian dhe në vijë të parë me një sërë projektesh të mbështetura pikërisht nga Komisioni evropian.

Ndër to, prefekti kujton projektin IPA 2019 Countering Seriour Organized Crime in the Western Balcans, së bashku me agjencinë gjermane GIZ, me detyra mbështetëse operative, detyra bashkëpunimi strategjik dhe zhvillim të ndërveprimit e përshtatjes së sistemeve të informacionit dhe bazave të të dhënave; dhe projektin PAMECA V, i cili drejtohet nga Italia, me partneritetin e Austrisë e Francës, që ka ofruar trajnime domethënëse për policinë shqiptare.

Si dëshmi e bashkëpunimit efikas midis dy Vendeve, Rizzi citon disa të dhëna mbi veprimtarinë e kryer gjatë kohëve të fundit, pavarësisht pandemisë që po kalojmë: në vitin 2020 janë ndaluar në Shqipëri 68 persona të kërkuar dhe 47 të tillë janë arrestuar në vetëm pesë muajt e parë të vitit 2021. Gjithmonë gjatë vitit 2020 janë kryer 28 ekstradime nga Shqipëria dhe 22 të tilla janë kryer vetëm këtë vit. Me këto të dhëna Shqipëria zë vendin e parë ndër Vendet jo anëtare të Bashkimit Evropian për nga numri i personave në kërkim të ndaluar dhe ekstradimeve të kryera.

Gjithmonë në mbështetje të kësaj veprimtarie të ngushtë bashkëpunimi, e cila vijon, kujton nismën e afërt dedikuar trajnimit të 28 hetuesve shqiptarë, anëtarë të BKH-së: Zyra e re shumë e ngjashme me Dia-n tonë e cila është pjesë e SPAK, prokuroria e re speciale e ngritur në Shqipëri në kuadër të luftës ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Në përfundim të konferencës, Ambasadori Bucci dhe Prefekti Rizzi u drejtuan për në Aeroportin e Tiranës për të takuar personelin e Guardia di Finanza-s të angazhuar në fushatën e mbikqyrjes nga ajri – fushatë e parashikuar nga një marrëveshje e posaçme operative e lidhur midis Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë shqiptare dhe Ministrit italian të Punëve të Brendshme – që çoi, të shtunën e kaluar, në realizimin e një operacioni të rëndësishëm antidrogë.