Questo sito utilizza cookie tecnici, analytics e di terze parti.
Proseguendo nella navigazione accetti l'utilizzo dei cookie.

Preferenze cookies

Njoftim për shtyp – Dhurim pajisjesh zjarrfikëse Shkodrës

 

Sot, më datë 2 korrik 2021, në Bashkinë Shkodër, Ambasadori i Italisë, Fabrizio Bucci, Kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi, Prefektja e Qarkut Shkodër, Majlinda Angoni dhe Përfaqësuesi i Njësisë Kombëtare italiane të Zjarrfikësve, ing. Matteo Carretto, morën pjesë në ceremoninë e dorëzimit të materialeve të Njësisë Kombëtare të Zjarrfikësve, Prefekturës dhe Bashkisë Shkodër.

Kjo ngarkesë dhuratë, e përbërë nga automjete shpëtimi, uniforma dhe këpucë sigurie e pajisje kundër zjarrit është pjesë e dy Marrëveshjeve të rëndësishme të nënshkruara në fund të muajit prill me Bashkinë dhe Prefekturën e Qarkut Shkodër të cilat kanë qëllim të mbështesin një bashkëpunim më të gjerë e më të strukturuar në veprimtaritë logjistike të lidhura me Ndihmën ndaj publikut.

Veprimtaria e sotme ndjek një dhurim të ngjashëm, tetorin e kaluar, në favor të Bashkisë dhe Prefekturës së Qarkut Durrës, si provë e angazhimit dhe ndihmës nga ana e Italisë, jo vetëm për përballimin e menjëhershëm të ngjarjeve të rënda, si në rastin e tërmetit të vitit 2019, por edhe, e, mbi të gjitha, në ndihmën për Shqipërinë në një sektor strategjik si ai i Mbrojtjes civile dhe i të ashtuquajturit Disaster Risck Management.

Gjatë ceremonisë, Ambasadori Fabrizio Bucci deklaroi: “Rrugëtimi i cili u konkretizua edhe një herë sot është dëshmia e drejtpërdrejtë e afërsisë konstante dhe kuptimplotë e Italisë ndaj Shqipërisë, sjellje që ka për qëllim edhe dhënien rrugë zhvillimit të kurseve trajnuese dhe ndarjes së informacioneve e eksperiencave me njësitë më të përsosura të Sistemit Italia, të përfaqësuara sot këtu nga Njësia Kombëtare italiane e Zjarrfikësve”.

Kryetarja e Bashkisë Shkodër, znj. Voltana Ademi, falënderoi për bashkëpunimin e vazhdueshëm midis dy vendeve tona: “Jemi të kënaqur që sot demonstrojmë një tjetër sukses të bashkëpunimit midis Italisë dhe Shqipërisë, bashkëpunim që ka ekzistuar gjithmonë, edhe në momentet më të vështira të vendit tonë. Italia, përmes qeverisë së saj, rajoneve, agjencive të ndryshme qeveritare, ka dhënë dhe vazhdon të japë një kontribut të vyer në Shkodër. Falë mjeteve të dhuruara nga Qeveria Italiane, do të kemi mundësi të përballojmë më mirë situatat e emergjencave civile në rast zjarresh apo aksidentesh”.

Ceremonia e dorëzimit të automjeteve u përshendet edhe nga Prefekti i Qarkut Shkodër, znj. Majlinda Angoni: “Është një nder për mua të jem e pranishme në këtë ceremoni ku, edhe një herë, shohim konkretisht ndihmën e ofruar nga institucionet Italiane, këtë herë në përballimin e emergjencave civile. Një bashkëpunim i tillë vijon sajë marrëdhënieve historike e kulturore që ekzistojnë midis dy vendeve. Urojmë që këto mjete të shërbejnë për sigurinë e komunitetit tonë”.

Në përfundim, ing. Matteo Carretto, përfaqësues i C.N.VV.F., deklaroi: “E gjithë periudha e COVID-19 i ka larguar njerëzit, por edhe i ka bërë bashkë ata në përballimin e krizës. Jemi nisur nga Italia me fotografinë e mjekëve e infermierëve shqiptarë të cilët erdhën në Vendin tonë për të ndihmuar në përballimin e gjendjes së krijuar në Mars të vitit 2020, dhe ishte për ne detyrim moral të kthenim këtë nder duke dhuruar këto tre automjete zjarrfikëse. Të gjithë qytetarët e Shkodrës do të mund të ndihen tani më të sigurt për ndërhyrjen e specializuar të heronjve të vërtetë të cilët sakrifikojnë veten e tyre në rastet e emergjencave nga zjarri, dhe kjo na bën të lumtur të vijojmë punën tonë“.

dsc 6557

dsc 6608

dsc 6681